Erdogan: Evropa vdiq në Bosnjë dhe u varros në Siri

Erdogan: Evropa vdiq në Bosnjë dhe u varros në Siri

“Europa vdiq në Bosnje dhe u varros në Siri” Kështu deklaroi së fundmi presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan, duke iu referuar kështu tragjedive të 1992 në Bosnje, atyre në Siri dhe në Mianmar. Revolta e liderit turk, sipas tij vjen si pasojë e indiferencës së bllokut europian ndaj tragjedive ku kanë vdekur me mijëra njerëz […]

“Europa vdiq në Bosnje dhe u varros në Siri” Kështu deklaroi së fundmi presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan, duke iu referuar kështu tragjedive të 1992 në Bosnje, atyre në Siri dhe në Mianmar. Revolta e liderit turk, sipas tij vjen si pasojë e indiferencës së bllokut europian ndaj tragjedive ku kanë vdekur me mijëra njerëz të pafajshëm. Gjatë përkujtimit të 14 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit boshnjak, Alija Izetbegovic, Erdogan tha gjithashtu se Turqia nuk ka nevojë për Europën, por Europa pa Turqinë, do te jetë në mjerim dhe izolim.

“Idesë së një qytetërimi europian, po i vjen fundit” ka thënë këtë të hënë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke kritikuar ashpër indiferencën e vendeve europiane ndaj tragjedive në Siri dhe Mianmar.

“Evropa vdiq në Bosnje dhe u varros në Siri. Trupat e fëmijëve të pafajshëm, janë varrza të civilizimit perëndimor. Fatkeqësisht, vlerat e vjetra evropiane janë diskredituar dhe shkatërruar këto 7 vitet e fundit tha ai gjatë një programi në Kompleksin Presidencial në Ankara, në përkujtim të 14 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit dhe aktivistit musliman boshnjak, Alija Izetbegoviç.

“Cili është ndryshimi midis asaj që ndodhi 25 vjet më parë në Bosnjë dhe asaj që po shohim sot në Siri- shtroi pyetjen Erdogan.

Pas referendumit dhe shpalljes së pavarësisë në 1992, lufta e Bosnjës përfshiu të gjithë vendin, ku muslimanët luftuan kundër serbëve apo kroatëve në varësi të rajonit, e herë të tjera luftuan bashkë me kroatët kundër serbëve, luftë kjo e cila solli viktima të shumta.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan paralajmëroi gjithashtu Evropën kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë, duke argumentuar se Bashkimi Evropian ka nevojë për vendin e tij si një anëtar.

“Ata që besojnë se mund të na detyrojnë të gjunjëzohen me sanksione, shumë shpejt do të kuptojnë se po bëjnë një gabim serioz”, tha Erdogan.
“Turqia nuk varet nga Evropa, në fakt është Evropa ka nevojë për ne shtoi ai, duke nënvizuar se pa Turqinë, Bashkimi Europian do të vuajë izolim dhe konflikte të brendshme.”

Krerët evropianë po shqyrtojnë mundësitë për të shkurtuar fondet e rezervuara për Turqinë si pjesë e ofertës së Ankarasë për t’u bërë një vend anëtar i BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?