Enver Sekiraqa kthehet në burg

Enver Sekiraqa është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka bërë të ditur për Gazetën Express se Enver Sekiraqa është kthyer në burg. “Po, ai tashmë është kthyer […]
Enver Sekiraqa është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka bërë të ditur për Gazetën Express se Enver Sekiraqa është kthyer në burg.
“Po, ai tashmë është kthyer në burg. Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit. Polica e ka shoqëruar”, ka thënë Zogaj.
Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.












