Enver Hoxhaj: Serbia duhet ta njohë Kosovën, ndryshe nuk mund të ketë stabilitet

Enver Hoxhaj: Serbia duhet ta njohë Kosovën, ndryshe nuk mund të ketë stabilitet

  Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pasi kjo e kalon çdo proces të ecjes përpara të konflikteve. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook,  thekson se nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia vazhdon ta bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Njohja reciproke është e vetmja mënyrë e […]

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pasi kjo e kalon çdo proces të ecjes përpara të konflikteve.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook,  thekson se nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia vazhdon ta bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Njohja reciproke është e vetmja mënyrë e ecjes përpara dhe e tejkalimit të konflikteve, që mbi të gjitha nuk duhet t’u lihen gjeneratave të reja”,  ka shkruar Hoxhaj.

 

Postimi i tij në Facebook:

Para 17 viteve u rrëzua regjimi brutal i Sllobodan Millosheviçit, regjim i cili u bë burim i shumë konflikteve të përgjakshme në Ballkan dhe që la prapa shumë viktima të pafajshme.

Por, përfundimi i këtij regjimi pati si kulminacion një realitet tërësisht të ri dhe e formësoi hartën e re të Ballkanit. Kosova ka shprehur përkushtimin për normalizim të marrëdhënieve për hir të stabilitetit dhe paqes në rajon, mirëpo në anën tjetër, Serbia ka vazhduar me “adhurimin” ndaj Millosheviçit, duke mos e pranuar përgjegjësinë për krimet e luftës të sponsorizuara nga shteti serb kundër popullatës civile jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Nuk mund të ketë normalizim dhe paqe të qëndrueshme në rajon pa u vënë drejtësia për krimet e luftës, dhe kjo kërkon angazhimin maksimal të shtetit serb.

Nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia vazhdon ta bllokojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Njohja reciproke është e vetmja mënyrë e ecjes përpara dhe e tejkalimit të konflikteve, që mbi të gjitha nuk duhet t’u lihen gjeneratave të reja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?