Ende po vazhdon fushata zgjedhore në stacionin e autobusëve

Ende po vazhdon fushata zgjedhore në stacionin e autobusëve

Kanë kaluar një javë që nga heshtja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, por në stacionin e autobusëve në Prishtinë ende po vazhdon publikimi i sporteve publicitare ku shihen kandidatë për asamble nga subjekte të ndryshme politike. Lidhur me këtë çështje Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  ka […]

Lidhur me këtë çështje Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur duhet të hiqen billbordet apo hapësirat reklamuese, pasi që përfundon procesi zgjedhor.

Sipas Deskut nëse spotet publicitare kanë vazhduar të shfaqen edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore ajo përbënë shkelje ligjore.

“Pas përfundimit të asaj se çka është e ndaluar apo është e lejuar diçka ndonjë afat apo kufizim, atëherë nuk ka vlerë ai reklamim e kjo nuk është zgjedhur edhe me ligj apo mu caktu një afat kur duhet të hiqen apo kur nuk duhet të hiqen si posterat si billbordat  apo reklamimet, mirëpo kjo e ka atë fuqinë e vetë çoftë pozitive, çoftë negative kur e ka afatin për heshtjen, në çoftëse shkelen rregullat, shkelen ligjit, atëherë është shkelja apo thyerje e heshtjes zgjedhore“, tha ai.

Ndërsa, është deklaurar edhe drejtori i stacionit të autobusëve të Prishtinës, Ylber Çitaku, i cili u shpreh se ajo çka reklamojnë ekranet e vendosur në peronat e stacionit të autobusëve nuk është nën kompetencën e tyre por me mirëmbajtjen e tyre merret një kompani private.

“Jo jo nuk është nën kompetencën e stacionit të autobusëve , është një kompani private e cila i mirëmban ato”, tha ai.

Ai tutje shtoi se nuk ka informacione se këto spote publicitare që kanë pasur përmbajte politike a kanë qenë të publikuar edhe gjatë heshtjes zgjedhore apo jo.

Ndryshe, sot në ekrane reklamuese të vendosura në peronin dy dhe gjashtë kanë vazhduar të qarkullojnë ende spoti publicitare të kandidatit për asamble të komunës së Prishtinës nga partia Alternativa, Ardian Çoça, dhe spoti publicitar i bartësit të listës nga AAK për Prishtinën, Gent Begolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?