Emërohet zëvendësministri i ri i Arsimit, ja kush është

Është emëruar sot edhe zëvendësministri i ri i Arsimit. Bëhet fjalë për Arbër Zekën nga Aleanca Kosova e Re. Zeka për kohë të gjatë ishte i angazhuar në AKR duke qenë zëdhënës, e më pas edhe këshilltar i presidentit Pacolli. Më poshtë është edhe njoftimi i tij i plotë: Të dashur miq, Emërimi zv. Ministër […]
Është emëruar sot edhe zëvendësministri i ri i Arsimit. Bëhet fjalë për Arbër Zekën nga Aleanca Kosova e Re. Zeka për kohë të gjatë ishte i angazhuar në AKR duke qenë zëdhënës, e më pas edhe këshilltar i presidentit Pacolli.
Më poshtë është edhe njoftimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Emërimi zv. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është një përgjegjësi e veçantë që tashmë e kam pranuar. Ju siguroj se do të angazhohem me përkushtim për të kryer me përgjegjësi të gjitha detyrat që më takojnë!













