Emërohet Bordi i ri i SHSKUK’së, Ismaili premton reforma të thella

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Isamili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ministri Isamili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përben një hap të rëndësishëm në vendosjen […]
Ministri Isamili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përben një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shendetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, si asnjëherë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.
Po ashtu, ministri Ismaili tha se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3-vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6-mujor.
Përmes anëtarëve, në Bord do të kenë përfaqësim:
Dr.Shemsi Veseli – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
Dr. Fatmir Dragidella – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
Dr. Naser Ramadani – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;
Dr. Mirdita Hajdari – Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;
Ardian Ferizi – Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.












