Skandaloze: Ekstremisti serb emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Skandaloze: Ekstremisti serb emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që serbi Nikolla Kabashiç të jetë kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Me shumicë votash, Kabashiç është caktuar në këtë post në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, raporton Konica.al. Kjo është pjesë e marrëveshjes për drejtësinë mes Prishtinës dhe Beogradit, ku ditë më parë 40 gjyqtarë serbë dhe […]

Me shumicë votash, Kabashiç është caktuar në këtë post në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, raporton Konica.al.

Kjo është pjesë e marrëveshjes për drejtësinë mes Prishtinës dhe Beogradit, ku ditë më parë 40 gjyqtarë serbë dhe 13 prokurorë janë integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshje të arritur në shkurt të vitit 2015, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë duhet të jetë serb.

Po kush është në të vërtetë Nikolla Kabashiç?

Gjyqtari nga Mitrovica, prej përfundimit të luftës, ka qenë pjesë e strukturave paralele të financuara nga Beogradi në pjesën e okupuar në veri të Kosovës.

Sipas një hulumtimi të portalit Konica.al, më shumë sesa gjykatës, Kabashiç pati bërë emër me lidhjet e tij të afërta me grupet ekstremiste serbe që vepronin në veri të qytetit të Mitrovicës.

“Ne jemi të gatshëm, ne jemi të armatosur, ne duam të qëndrojmë këtu”, thoshte Kabashiç për mediat serbe në shkurt të vitit 2000, kur ekstremistët serbë dëbuan me dhunë 12 mijë shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Ai do të vazhdonte të ishte zëdhënës i grupeve nacionaliste serbe gjatë tërë kohës.

Më 17 mars 2008, një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ekstremistët serbë u përleshën me policinë e UNMIK-ut dhe trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke plagosur mbi 60 zyrtarë ndërkombëtarë.

Gjykatësi serb Nikolla Kabashiç ishte në mesin e protestuesve të dhunshëm, të cilët nuk kursyen as armët e zjarrit.

Vlen të kujtojmë se gjatë këtyre përleshjeve një polic ukrainas gjeti vdekjen, kurse u plagosën 27 oficerë policorë polakë, 14 ukrainas si dhe 20 ushtarë francezë.

Pavarësisht kësaj të kaluare, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i besoi Nikolla Kabashiçit detyrën e institucionit më të rëndësishëm gjyqësor në veri, prej të cilit pritet sundimi i ligjit dhe vendosja e drejtësisë. /konica.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?