“Ehhh moj Adelë, ta dije…shikoje tani dhe qesh me të gjithë”

“Ehhh moj Adelë, ta dije…shikoje tani dhe qesh me të gjithë”

Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani la pa fjalë shumë të afërm, miq kolegë e të njohur të saj. Këtë mëngjes e prisnin në punë, por u njohën me lajmin e kobshëm për vdekjen e saj në banesë, e vetme, si pasojë e një ataku kardiak. Adelajda do të niste më 15 […]

Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani la pa fjalë shumë të afërm, miq kolegë e të njohur të saj. Këtë mëngjes e prisnin në punë, por u njohën me lajmin e kobshëm për vdekjen e saj në banesë, e vetme, si pasojë e një ataku kardiak.

Adelajda do të niste më 15 nëntor emisionin e saj, që do të quhej “Shtëpia e Adelës”. Të shumë ishin kolegët dhe drejtuesit e saj në mediat e ndryshme ku ajo punoi, të cilët shkruan reshta prekës për ndarjen nga jeta të saj, në një moshë kaq të re, vetëm 31 vjeç.

Por një gazetar, në fakt ka prekur anën tjetër të profesionit të gazetarisë, duke shkruar për problematikën e shumtë në këtë sektor, shpesh pa siguracione, me orare të gjata në punë pa pagesë etj. Gazetari Kreshnik Mersinllari, shkruan se ndoshta të gjitha fjalët për Adelën, tashmë që ajo nuk është më në këtë botë, nuk janë dhe aq të sinqerta, përaskohë siç media funksionon në shumicën e rasteve në Shqipëri, gazetarët nuk janë të shpërblyer për punën e tyre. Dhe ndoshta as Adela nuk bënte përjashtim!

“Ehhh moj Adelë, ta dije sa të kanë dashur. Sidomos shefa redaksish. Të gjithë këmbëngulnin të të merrnin në punë, të paguanin shuma të mëdha për ty, të lidhnin kontrata të rregullta pune, të paguanin siguracionet, të të jepnin pushimet vjetore sipas Kodit të Punës, të mos të të mbanin mbi 8 orë në punë, të të çonin me trajnime, e shumë të tjera. Port ti zgjodhe të shkoje sa në një redaksi në tjetrën, sepse nuk arrite do të shikoje gjithë këtë mirësi. Shikoje tani dhe qesh me të gjithë”, shkruan kolegu i saj në rrjetin social Facebook.

Adela u nda nga jetë në banesën e sajnë zonën e Freskut ku jetonte e vetme. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të “Big Brother Albani”a, ku spikati për çiltërsinë dhe sinqeritet e saj, me një guxim për të thyer tabutë dhe mentalitetin e qytetit  të vogël të Kavajës prej nga ajo vinte.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya