Edi Rama tallet keq me Akademinë e Shkencave, ja fjalët që ua thotë

Me tone te forta dhe akuza direkte, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot prere se nuk do të kete financim nga buxheti per Akademinë e Shkencave. Ai e cilesoi ate si nje institucion sovjetik mbetur si relike qe nga largimi i sovjetikeve ne kohen e nendeteseve. Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit te […]
Me tone te forta dhe akuza direkte, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot prere se nuk do të kete financim nga buxheti per Akademinë e Shkencave.
Ai e cilesoi ate si nje institucion sovjetik mbetur si relike qe nga largimi i sovjetikeve ne kohen e nendeteseve.
Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit te PS, Rama tha se Akademia e Shkencave duhet ti nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga qeveria, duke deklaruar se financimi do te shkoje për kërkimin shkencor në Universitet.
Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë.
Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar. Studimet alabanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt.<
Ndërkohë që në kushtet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti
Ndërkohë paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e Akademise se Shkencave, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di sa vite bëhen nga largimi i sovjetikëve që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë mbi det Akademine e Shkencave do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”-tha Rama.












