Edi Rama rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon pse e kishte shkarkuar Saimir Tahirin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ka folur si asnjëherë më parë për raportet e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit së fundmi u përfshi në skandalin më të madh për trafikim me drogë, shkruan Periskopi. “Unë nuk flas për procesin që ka […]
“Unë nuk flas për procesin që ka nisur pas votimit në Parlament. Në asnjë rast nuk hyjë në proces, qaq. Flas çfarë ka ndodhur deri tek momenti i votimit. Ti të kaluarën, të tashmën e të ardhmen i bën bashkë, i përzien si raki”, i tha Rama Çanit i cili u maskua si prokuror dhe po e merrte në pyetje Ramën.
Çani e pyeti pse Rama e kishte shkarkuar Saimir Tahirin më 2013.
“Nuk e kam shkarkuar për shkak të presionit ndërkombëtar apo presionit të Ilir Metës. Është e vërtetë që ka në një njeri në këtë botë që më bon presion. Nuk është as ndërkombëtarë, as nuk e ka emrin Ilir Meta. Ministrat janë dorëhequr për shkak të fushatës, andaj edhe morën rezultat cilësor”, tha tutje Rama për Tahirin.
Në të njëjtën intervistë me Çanin si prokuror, Rama foli edhe për raportet e mëhershme me Saimir Tahirin.
“Jam takuar në fushatë në vitin 2003, ka qenë pjesë e të rinjve. E kam njohur në distancë, jo më afër. Pastaj kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste më shkruajti email, më dha ide e më pas u takuam dhe ai nisi punën në partinë time. Më kërkoi të ndërtonte një rrjet kombëtar në Partinë Socialiste. Në këmbim më ofroi vullnetin për punë dhe pasionin që t’i qojë gjërat deri në fund. Në asnjë takim nuk më ka kërkuar asgjë përveç besimit. Unë them çdo burrë varet nga vendimet e veta dhe një djalë i bukur nuk mban përgjegjësi për babin e tij. Edhe sikur të ishte dënuar babai i tij, unë nuk i shoh gjërat e lidhura. Saimiri ishte halë në sy për Sali Berishën e shumë të tjerë. Nuk kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte e të bëjë përgjime të paligjshme. Mund t’i rendisin defekte, por kush thotë është ‘skuf’ nuk e njeh atë. Së pari përgjimi i një anëtari të një qeverie, edhe në Amerikë është i paligjshëm dhe konsiderohet krim. Së dyti të gjithë këta që flasin në kompetencë kush përgjon këtë, nuk e dinë çka flasin. Është periudhë kur hamë përgjim, pimë përgjime, pastaj në mëngjes qesim jashtëqitje të përgjimeve”, deklaroi tutje Rama./Periskopi












