Edhe Universiteti i Oksfordit i del kundër Suu Kyi’së për shkak të gjenocidit kundrejt myslimanëve të Mianmarit

Edhe Universiteti i Oksfordit i del kundër Suu Kyi’së për shkak të gjenocidit kundrejt myslimanëve të Mianmarit

Aung San Suu Kyi është duke ju mohuar çmimi i saj i Lirisë së Oksfordit për shkak të reagimit të saj ndaj krizës të Rohingyave në Mianmar. Udhëheqësja de fakto e Burmës, e cila mbaroi studimet universitare në Universitetin e Oksfordit, u nderua në vitin 1997 për “luftën për demokraci” që kishte zhvilluar në atë […]

Udhëheqësja de fakto e Burmës, e cila mbaroi studimet universitare në Universitetin e Oksfordit, u nderua në vitin 1997 për “luftën për demokraci” që kishte zhvilluar në atë kohë, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Por Këshilli i Qytetit të Oksfordit votoi njëzëri për të mbështetur një mocion që tha se ishte “jo më e përshtatshme” që Suu Kyi të mbajë një çmim të tillë, e cila ka ardhur nën kritika të ashpra për mosveprimin përballë mizorive të raportuara kundër myslimanëve Rohingya në shtetin Rakhinë të Birmanisë.

Më shumë se 500,000 njerëz kanë ikur përtej kufirit në Bangladesh që nga fundi i gushtit të këtij viti.

Reputacioni i Oksfordit është “i dëmtuar duke nderuar ata që i mbyll sytë ndaj dhunës”, tha Mary Clarkson, një këshilltar lokal dhe anëtar i partisë së punës, në një fjalim që propozonte mocionin.

“Ndërkohë që OKB e quan situatën si një ‘shembull i librave shkollorë të spastrimit etnik’, Aung San Suu Kyi mohon çdo spastrim etnik dhe hedh poshtë pretendimet e shumta të dhunës seksuale ndaj grave Rohingya si një ‘përdhunim i rremë’”, tha Clarkson.

Në një fjalim në fund të shtatorit, Suu Kyi i dënoi të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe premtoi të ndëshkonte autorët e krimit, deklaratën e saj të parë publike mbi këtë temë që prej fillimit të eksodit të refugjatëve.

Por ajo nuk iu drejtua akuzave për spastrim etnik dhe nuk kritikoi veprimet e ushtrisë. Fjalimi i saj u përshkrua si “pak më shumë se një përzierje e të pavërtetave dhe fajësimit të viktimave” nga drejtori i “Amnesty International” për rajonin, James Gomez.

Çmimi pritet të shqyrtohet nga këshilltarët këtë muaj, tha për Reuters, ekipi i shërbimit të këshillit demokratik, i cili trajton peticionet.

Ndërkohë Unison, sindikata e dytë më e madhe e Britanisë, njoftoi muajin e kaluar se do të pezullonte anëtarësimin e saj si pjesëtare nderi.

Më shumë se 400,000 njerëz kanë kërkuar që Suu Kyi t’i hiqet çmimi Nobel për Paqe, por Instituti Nobel tha se ishte e pamundur të hiqej një çmim pasi të ishte dhuruar./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?