​LDK përmbyll fushatën e bindur në fitore në shumicën e komunave

​LDK përmbyll fushatën e bindur në fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën në Prishtinë e bindur se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të arrijë fitore në Prishtinë dhe në shumicën e komunave tjera në Kosovë. Me rastin e përmbylljes së fushatës së kësaj partie në kryeqytet  janë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e kësaj partie, […]

Me rastin e përmbylljes së fushatës së kësaj partie në kryeqytet  janë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e kësaj partie, për të cilët u tha se janë njerëz që gëzojnë besimin e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se është privilegj që i jep LDK-ja që në emër të saj t’iu drejtohet qytetarëve të Prishtinës, apo Dardanisë antike siç e quante presidenti historik Ibrahim Rugova.

Abrashi: LDK do të fitojë Prishtinën

Video

“LDK do të fitojë Prishtinën. Qytetarët e Prishtinës kanë vendosur të jem kryetar i Prishtinës, ashtu sikur kanë vendosur edhe komunat tjera të Kosovës të përfaqësohen nga këta kandidatë të mrekullueshme të LDK-së. Këto ditë secili prej nesh kemi komunikuar për projektin e LDK-së. Ne jemi pasuesit e vetëm të këtij projekti. Vetëm LDK ka programin dhe njerëzit me duar të pastra për të qeverisur komunat e Kosovës. Njerëzit tanë janë të përgjegjshëm para qytetarëve”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shprehur besimin se LDK-ja do të kthejë qeverisjen edhe në ato komuna në të cilat nuk ka qenë në pushtet, ndërsa shprehur besimin se LDK do të kthejë fuqishëm Prishtinën dhe shumicën e komunave dhe do të dalë partia e parë në Kosovë.

Kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës tha se vetëm LDK-ja është garantuese e ideve perëndimore të Kosovës dhe i bëri thirrje elektoratit që më 22 tetor të dalin masivisht, në mënyrë që kjo parti të shënojë fitore të bindshme në të gjitha komunat.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash janë personat më të duhur për të udhëhequr në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare

Mustafa ka thënë se rivalët e LDK-së e kanë keqpërdorur këtë parti për të udhëhequr Kosovën.

Ai tha se qytetarët e dëshpëruar nga akterët e skenës politike të Kosovës se adresë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre e kanë LDK-në, si parti e besueshme dhe ka bërë thirrje që më 22 tetor të votohen kandidatët e kësaj partie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?