Fillon beteja e fundit kundër ISIS-it

Forcat e armatosura irakiane rimorën sot bazën ushtarake dhe disa fshatra nga kontrolli i grupit Shteti Islamik (ISIS), në bastionin e tij të fundit në Irak, pranë Sirisë, gjatë një ofensive që synon të largojë nga territori krejtësisht këtë organizatë xhihadiste. Kjo ofensivë por zhvillohet paralelisht me atë në krahun tjetër të kufirit, ku trupat […]
Kjo ofensivë por zhvillohet paralelisht me atë në krahun tjetër të kufirit, ku trupat e regjimit sirian po përpiqen të rrethojnë luftëtarët e këtij grupi ultra radikal.
“Ky është luftimi i fundit kundër ISIS-it”, shpreheshin kohët e fundit gjeneralët amerikanë të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist të drejtuar nga SHBA-ja.
Kryeministri Haider al-Abadi, kryekomandanti i ushtrive, njoftoi në një komunikatë fillimin e betejës për çlirimin e Al-Qaim, Rawa dhe rrethinave ku gjenden rreth 1500 xhihadistë sipas Bagdadit dhe koalicionit.
“Luftëtarët e ISIS-it nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të vdesin ose të dorëzohen”, kishte deklaruar Abadi.
Abadi aktualisht është për vizitë në Iran, aleat i fuqishëm dhe peshë e rëndë në rajon që ka rikonfirmuar mbështetjen për Irakun kundër ISIS-it dhe kurdëve.












