​Federata Europiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratave fyese të Edi Ramës

​Federata Europiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratave fyese të Edi Ramës

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë. Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministrit dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e […]

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë.

Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministrit dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

“Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.

Ditën e djeshme pas seancës plenare, ku shumica në pushtet votoi, kundër kërkesës për heqjen e imunitetit parlamentar për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me veprimtarinë e një organizate trafikimi të drogës shqiptaro-italiane, kryeministri i tha gazetarëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë fjalë fyese dhe ofenduese.

“Turp për të gjithë ju dhe ata që janë si ju, të cilët ende nuk e keni kuptuar se ç’është kjo dhe vazhdojnë t’i torturojnë njerëzit me këto pyetje të pakuptimta. Pyetjet tuaja dalin nga injoranca, ju jeni aq injorantë, për të ardhur keq. Këto janë pyetje të mjerueshme, ju transmetoni si tela bakri, që nuk kupton asgjë. Ju më vendosni në një pozitë idioteske me pyetjet tuaja, si mund ta kuptoni kur nuk lexoni”, u shpreh Rama.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?