E urrej Facebook-un që më bombardoi me vdekjen e Adelës

E urrej Facebook-un që më bombardoi me vdekjen e Adelës

Gazetarja e njohur shqiptare, Beti Njuma ka shpërthyer me fjalë dhembjeje për kolegen e saj të ndjerë, Adelajda Xhamanin. Ajo thotë se e urren rrjetin social Facebook për përhapjen e lëhtësishme të së mirës dhe të keqes. ‘’E urreva Facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndihem e […]

Ajo thotë se e urren rrjetin social Facebook për përhapjen e lëhtësishme të së mirës dhe të keqes.

‘’E urreva Facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndihem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.’’, ka shkruar ajo.

Adela dje ndërroi jetë në moshës të re, pas një arresti kardiak. Ajo kohë më parë ishte edhe pjesë e spektaklit Big Brother.

 

Ja reagimi i plotë i Beti Njumës:

Pas një dite të kaluar në mal, në paqe me veten dhe natyrën, e ku telefonin e kisha hapur veçse për ndonjë mesazh, buzë mbrëmjes hap Facebookun, dhe lexoj atë që mund të cilësohet ngjarja e ditës, vdekjen e parakohshme e të hidhur të Adelajdës.

Përveç empatisë së zakonshme për humbjen e një vajze të re, një kolegeje dhe në fund të fundit një qenieje njerezore, befas u përballa me një dhimbje që vërshonte nga të katër anët. Mesazhe pa fund trishtimi, brenge, lamtumire e keqardhjeje më rrëmbyen duke më pushtuar me një ndjesi me të cilën s’kisha asnjë lidhje.

Adela nuk ishte as shoqja e as e njohura ime, por ja që uragani Facebook më mbërtheu padashur në një vorbull dhimbjeje ndaj së cilës nuk mund të jesh indiferente e domosdo solidarizohesh.

E urreva Facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndihem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.

E urreva Facebookun për pushtetin e pakufishëm që ka fituar mbi të gjithë ne duke përhapur të mirën apo të keqen me një lehtësi të papërballueshme edhe kur të dyja këto duhet t’u përkasin veç të zotëve të tyre.

E urreva Facebookun sepse e ka mekanizuar dhe artificializuar dhimbjen me përjetime që fabrikohen sa hap e mbyll sytë me një klik e bëhen dhunshëm edhe personale ndonëse mund të jesh krejt i huaj ndaj ngjarjes. Dhe si të gjitha gjërat që urrehen, mendova se nuk do të jetë e largët dita kur do ta braktis perandorinë e dhimbjes komunitare. Them se ka ardhur koha që gëzimet të jenë vetëm të miat, dhimbjet gjithashtu, vetëm të miat, jeta vetëm e imja!

Siç shkruante para do kohe prof Gilman Bakalli, Facebooku është tundimi permanent i humbjes së kontrollit. Tinëzisht, por në mënyrë efikase ama! Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë kontrollin e humbur. E po qemë të zotët edhe ta rifitojmë atë!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?