E papritur: Ky është ndër kosovarët e vetëm që përkrah Ministrinë për Inovacion (Video)

E papritur: Ky është ndër kosovarët e vetëm që përkrah Ministrinë për Inovacion (Video)

Kur Qeveria e Ramush Haradinajt mori vendimin për krijimin e Ministrisë për Inovacion e Ndërmarrësi, hasi në kundërshti të mëdha nga deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve Kosova nuk ka nevojë për një ministri të tillë. Por kështu nuk mendon Bashkim Fazliu, kandidat për kryetar të Ferizajt nga Nisma për Qytetarët, i […]

Por kështu nuk mendon Bashkim Fazliu, kandidat për kryetar të Ferizajt nga Nisma për Qytetarët, i cili tërë fushatën e tij e ka përqendruar tek fusha e inovacionit.

Në një intervistë për Periskopin ai e ka quajtur ‘domosdoshmëri’ krijimin e kësaj Ministri, për të cilën thotë se ka për detyrë përkrahjen e ideve të të rinjve për inovacion.

“Jo a ka pas nevojë sot, po dje Kosova ka pasur nevojë për Ministri për Inovacion e Ndërmarrësi. Ne që jemi kanë të fushës e kemi përshëndet një ministri të tillë. Ne do të reagojmë nëse në këtë Ministri që e kemi kërkuar me vite, nëse ajo devijon do të na vie keq. Por nuk ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë sepse ka shumë programe që mund të zbatohet. Ka ardhur një njeri pak i fushës, për dallim prej tyre që kanë qenë krejtësisht politikë e kanë dashur me marrë këtë ministri”, ka thënë Fazliu gjatë intervistës për Periskopin.

Tutje, ai deklaroi se kushdo që kundërshton Ministrinë e Inovacionit, nuk ia do të mirën Kosovës.

“Ata njerëz që e kundërshtojnë këtë Ministri, nuk ia dojnë të mirën Kosovës. Përmes Ministrisë do të përkrahen idetë e të rinjve për inovacion. Nëse deputetët ngritën kësaj Ministrie, unë jam kundër atyre. Kjo Ministri ka qenë domosdoshmëri”, përfundoi Fazliu./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=4K6SGKx7Q8Y

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?