E frikshme, 1 në 10 femra preket nga tumori i gjirit

E frikshme, 1 në 10 femra preket nga tumori i gjirit

“Kanceri është i pranishëm midis nesh, potencialisht. Secila nga ne mund të jetë pre e tija, por nuk është e thënë që të jemi viktima e tij. Së pari duhet që frikës t’i vëmë guximin”. Ky mesazh i mjekes onkologe, Adelina Mazreku, duhet të sensibilizojë çdo femër, grua, nënë për të bërë një eko ose […]

“Kanceri është i pranishëm midis nesh, potencialisht. Secila nga ne mund të jetë pre e tija, por nuk është e thënë që të jemi viktima e tij. Së pari duhet që frikës t’i vëmë guximin”.

Ky mesazh i mjekes onkologe, Adelina Mazreku, duhet të sensibilizojë çdo femër, grua, nënë për të bërë një eko ose mamografi.

Një kancer i zbuluar herët, shpëton jetë. Mjekët onkologë evidetojnë me shqetësim se kufiri i moshës së të prekurve po ulet ndjeshëm. Me tumor në gji rezultojnë paciente 20 deri në 25 vjeçe.

Adelina Mazreku: Ky është një armik me forcë të madhe goditëse sepse mund të preki çdo  femër dhe biles edhe moshat e reja që duke filluar edhe nga mosha 20-25, që përpara ka qenë përjashtim.

Kontrollet rutinë, mund të behen edhe përmes prekjes së gjoksit, masazheve tek vetja për të parë nëse ka diçka jo të zakonshme.

Adelina Mazreku: Në rast se femra kontrollohet në mënyrë periodike nga vetëekzaminimit, pra ne e mësojmë gruan si të njohë veten e vetë. Simptoma fillestare ndonjëherë është prekja e një kokrre që jo detyrimisht është kancer por mund të jetë një simptomë alarmi, që specialisti duhet ta përcaktojë. Ndonjëherë mund të ketë rrjedhje të thithit.

Sensibilizimi dhe faktori psikologjik gjithashtu është i rëndësishëm gjatë terapisë. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra.

/Oranews.tv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?