E dini lidhjen e Turjan Hyskës dhe Rudina Magjistarit? Një histori e vjetër e 9 viteve më parë

E dini lidhjen e Turjan Hyskës dhe Rudina Magjistarit? Një histori e vjetër e 9 viteve më parë

Produkt 28, një prej grupeve më të dëgjuara dhe më të preferuara të viteve 2000, ka qenë edhe grupi i preferuar i moderatores së njohur të ekranit, Rudina Magjistari. Këtë preferencë, ajo e ka thënë edhe herë të tjera në publik, por Turi nuk e kishte dëgjuar më herët: “Të të pëlqejë Rudina është goxha […]

Produkt 28, një prej grupeve më të dëgjuara dhe më të preferuara të viteve 2000, ka qenë edhe grupi i preferuar i moderatores së njohur të ekranit, Rudina Magjistari.

Këtë preferencë, ajo e ka thënë edhe herë të tjera në publik, por Turi nuk e kishte dëgjuar më herët:

“Të të pëlqejë Rudina është goxha vlerësim”, – thotë ai ndërsa moderatoja ia deklaron edhe një herë publikisht hapur preferencën dhe njëkohësisht keqardhjen që djemtë e talentuar nuk vazhdojnë të prodhojnë më muzikë si dikur.

Modest, Turi, nga studio e “Rudina” këtë pasdite, tha se muzika, përveç të tjerave është kimi që ose e ke, ose nuk e ke. Fabi dhe Albani, dy miqtë e tij të grupit, kanë qenë më të talentuar, ndërsa Turi kishte tekstet: “Dy çunat kanë qenë më të talentuar se unë, unë kam pasur tekstet, por muzika është kimi. Kur fillon të bëhet muzikë për hir të … nuk vlen më. Sot kanë ndryshuar kohët, atë kohë dhe atë lloj morali, unë them se e kemi bërë mjaft mirë atëherë…” – tha Turi.

Dhe meqë merrej me tekstet, ka pasur edhe një varg për Rudinën, dikur, me këngën “Miss im”. Kënga konkurrente në Këngën Magjike të vitit 2008 u pëlqye shumë në publik, ashtu si shumë këngë të tjera të djemve. Edhe për shkak të vargjeve që kishte brenda.

Gjatë kolazhit të disa këngëve të Produkt 28, u transmetua edhe vargu për Rudina Magjistarin, e cila në atë kohë ishte moderatore e programit “Të kam zemër”

“Unë njoh e misin/ Do të jetë si Fatos Nano/ Dëgjon Inva Mulën/ Adhuron dhe Celentanon/ Kontrollon si Jozefina/ E ka zemrën si Rudina/ Me buzë si Angelina/ Performon si Adelina…”

Image

Duke sqaruar tekstin e këngës, Turi thotë se Miss-i në atë kohë ishte një kontekstin fizik shëmbëlltyra e zonjës së bukur me të gjitha tiparet dhe veçoritë e këtyre grave…

Edhe pse veten, prej vitesh e sheh larg muzikës, Turi ndiehet me fat për kohën, por edhe për njerëzit me të cilët punoi. Duke përmenduar Shpëtim Saraçin dhe Dr. Florin, Turi tha se disiplina e tyre për të bërë muzikë të mirë ishte e pakrahasueshme: “Një gjë për të cilën jam fatlum është fakti që ne kemi bërë muzikë kur ka bërë muzikë Shpëtim Saraçi, ne kemi pasur disiplinën e Shpëtim Saraçit, kemi qenë në kohën kur Pirro Çako prodhonte muzikë shumë të mirë. Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë, po ajo kohë ka qenë fantastike, jam shumë me fat për këtë.”/Class

Image

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya