Dyshohet për mashtrim, organizata nuk pagoi edukatoret

Dyshohet për mashtrim, organizata nuk pagoi edukatoret

Avni Melenica përfaqësuesi i OJQ-së “Smart” që dështoi të paguajë disa edukatore, po dyshohet për mashtrim. Avni Melenica, përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Smart” pas shkëputjes së kontratës me Komunën e Vushtrrisë po dyshohet për mashtrim. Melenica bashkë me këtë organizatë kishte marrë përgjegjësinë që në bazë të një projekti të bënte punësimin e 25 edukatoreve, […]

Avni Melenica, përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Smart” pas shkëputjes së kontratës me Komunën e Vushtrrisë po dyshohet për mashtrim.

Melenica bashkë me këtë organizatë kishte marrë përgjegjësinë që në bazë të një projekti të bënte punësimin e 25 edukatoreve, por dështoi t’u paguajë atyre rrogat mujore.

“Smart” kishte lidhur kontrata pune në kohëzgjatje prej 6 muajsh për secilin vend pune në nivelin parashkollor, ndërsa edukatoret e këtij projekti punën e kishin nisur në shtator ë këtij viti.

Në bazë të informatave nga Drejtoria e Arsimit mësimet në nivelin parashkollor në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar normalisht, por deri në muajin tetor nuk u janë pagat asnjërës prej edukatoreve.

Për moskryerjen e obligimit për pagat e tyre, të punësuarit kanë paraqitur rastin në polici, duke akuzuar Avni Melenicën për mashtrim.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për KALLXO.com dyshimet ndaj Melenicës.

“Është hapur rasti në polici dhe po hetohet si i dyshuar për mashtrim. Jemi duke marrë deklaratat e mësimdhënësve, rasti po vazhdon të hetohet”, tha Zahiti.

Se dha deklaratë në polici e pranoi edhe vetë Avni Melenica.

“Unë kam qenë në polici në Departamentin e Krimeve të Rënda me dhanë deklaratë dy ditë pasi që është shkëputë kontrata. Rasti është në Departamentin e Krimeve të Rënda, është iniciuar procedura dhe tash e vërtetojnë a është rasti për prokurori, a me ec më tej apo jo”, tha Melenica për KALLXO.com

Organizata “Smart “ ishte paraparë të punësonte sivjet 25 edukatore, ndërsa në katër vjetët e ardhshëm këtij numri çdo vit do t’i shtonte nga njëzet të punësuara tjera në arsimin parashkollor.

Edukatoret do të merrnin 350 euro në muaj, ndërsa për pesë vjet radhazi për pagat e tyre do të duheshin 420 mijë euro.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ishte nënshkruar me datën 21 korrik 2017 për krijim të vendeve të punës në nivelin parashkollor në shkollat e Komunës së Vushtrrisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?