Dy parti thyejnë heshtjen zgjedhore në Ferizaj

Dy parti në Ferizaj gjatë heshtjes zgjedhore kanë shpërndarë fletushka dhe kartëvizita, ndonëse kjo nuk është e lejuar. Kështu njoftojnë gazetarët e Klan Kosovës të cilët gjenden në Ferizaj dhe rrethinë për të përcjellur procesin zgjedhor. Ndërsa duket se gjithçka tjetër është gati për ditën e nesërme. Në Ferizaj të drejt vote kanë më […]
Dy parti në Ferizaj gjatë heshtjes zgjedhore kanë shpërndarë fletushka dhe kartëvizita, ndonëse kjo nuk është e lejuar.
Kështu njoftojnë gazetarët e Klan Kosovës të cilët gjenden në Ferizaj dhe rrethinë për të përcjellur procesin zgjedhor.
Ndërsa duket se gjithçka tjetër është gati për ditën e nesërme.
Në Ferizaj të drejt vote kanë më shumë se 108 mijë persona, të cilët këtë të drejt mund ta shfrytëzojnë që nga ora 7 e mëngjesit.
Edhe Policia atje kanë thënë se janë përgatitur që i gjithë procesi të shkoj mbarë.












