Durrës, policia finalizon dy operacione antidrogë, 3 në pranga

Durrës, policia finalizon dy operacione antidrogë, 3 në pranga

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe njoftoi finalizimin me sukses të dy operacioneve të ndërmarra nga uniformat blu të qytetit bregdetar në 24 orët e fundit. Në operacionet e koduar “Vazhdimësia ” dhe “Mafsheq” u sekuestruan heroinë, hashash, shuma parash dhe aparate celularë, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë […]

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe njoftoi finalizimin me sukses të dy operacioneve të ndërmarra nga uniformat blu të qytetit bregdetar në 24 orët e fundit.

Në operacionet e koduar “Vazhdimësia ” dhe “Mafsheq” u sekuestruan heroinë, hashash, shuma parash dhe aparate celularë, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë një 31-vjeçare.

Në operacionin e koduar “Vazhdimësia” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Nderim Mona, 52 vjeç dhe Arjan Abdyli, 20 vjeç, që të dy banues në Durrës, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 31-vjeçaren me inicialet E.R.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 117 gr heroinë dhe 18 doza të përgatitura të kësaj droge të rëndë. Po ashtu u sekuestrua edhe një peshore elektronike, 40 mijë lekë të reja dhe 11 aparate telefonike.

Në operacionin tjetër të koduar “Mafsheq” dhe të ndërmarrë në Krujë, u arrestua në flagrancë 64-vjeçari Lik Kabili, banues në këtë qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.5 kilogram hashash, e ndarë në pesë thasë.

Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasëve të arrestuar dhe proceduar kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?