Driton Selmanaj i përgjigjet Albulena Haxhiut për hetimin e SHIK-ut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar për ‘Gazeta Blic’, se i duhet kohë për ta analizuar ftesën që iu është bërë nga deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, që të nisen hetimet ndaj organizatës së SHIK-ut. Më konkretisht Haxhiu i ka ftuar deputetët e rinj Lumir Abdixhikun dhe Driton Selmanaj që t’i […]
Më konkretisht Haxhiu i ka ftuar deputetët e rinj Lumir Abdixhikun dhe Driton Selmanaj që t’i thonë po një hetimi të tillë.
“Një herë duhet analizuar, se çfarë kërkesa ka aty, se çka përfshin, çfarë periudhe dhe më pas do përgjigjem”, ka thënë shkurtimisht Selmanaj për Gazeta Blic.
Ndryshe, Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë së prokuroria nuk ka nisur asnjëherë ndonjë hetim ndaj kësaj organizate, dhe është koha që kuvendi ta bëjë një hetim të tillë.
Shkrimi i plotë i Haxhiut:
Meqë prokuroria asnjëherë nuk ka nisur hetimet për SHIk-un dhe as që e ka ndërmend të bëj diqka në këtë drejtim, atëherë sigurisht që një hetim të tillë duhet ta bëj Kuvendi dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse ne që tri legjislatura, prej se jemi pjesë e institucioneve, kemi kërkuar hetimin e kësaj organizate kriminale dhe ilegale.Në mandatin tonë të parë, patëm arritur t’i mbledhim 27 nënshkrime, në të dytin 38, per shkak se LDK ne mandatin e kaluar ishin në bashkëqeverisje me PDK-nê, si grup parlamentar nuk na jepnin nënshkrimet edhe për shkak se kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.Andaj i bëj thirrje Lumirit, Dritonit dhe gjithë deputeteve tjere te LDK’së, te na japin nenshkrimet. Nismen per hetimin parlamentar e kemi gati, na duhen edhe 8 nenshkrime, perveç 32 sa i ka grupi yne parlamentar!












