Drejtori i policisë flet për situatën në veri të Mitrovicës

Drejtori i policisë flet për situatën në veri të Mitrovicës

  Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie së bashku me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumëzi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë vizituar sot dhomën operative në KQZ. Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdetet Daka , tha se deri tash nuk është shënuar asnjë incident dhe se procesi po shkon mirë. […]

 

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie së bashku me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumëzi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë vizituar sot dhomën operative në KQZ.

Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdetet Daka , tha se deri tash nuk është shënuar asnjë incident dhe se procesi po shkon mirë.

“Së bashku e bën vizitë në dhomën operative të KQZ-së, nga ku morën të gjitha informatat lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Sikurse që e patë në dhomën operative, tani për tani nuk ka ndonjë informatë se diçka është duke shkuar keq. Zgjedhjet janë duke shkuar me qetësi. Ka aty këtu ndoshta ndonjë incidente të vogla, por megjithatë mos harroni janë 2 milionë votues dhe janë shumë njerëz të involvuar në këto zgjedhje, prandaj edhe me pas ndonjë gabim human nuk është asgjë e çuditshme”, tha Daka.

Ndërsa, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se e kanë njoftuar ambasadorin amerikan se deri tash nuk ka pasur incidente, përveç një rasti ku është ndaluar një person dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura.

“Të gjithë u pajtuam se është duke shkuar procesi i zgjedhjeve mirë. Është një ditë e qetë dhe nuk kemi pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit  të zgjedhjeve. Dhe  i treguam ambasadorit se do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur një proces të drejtë të zgjedhje dhe të drejtën e votës. Jemi koordinuar edhe me KQZ dhe me policinë që të i ndërmarrim të gjitha veprimet të duhura të shpejta për çdo rast, i cili përfundon me ndonjë dyshim të bazuar se është kryer ndonjë vepër penale. Deri më tani nuk kemi pasur raste të shumta. Kemi pasur vetëm një rast i cili një person është ndaluar. Procedura ndaj tij do të vazhdon ndërsa raste të tjera nuk kemi pasur”, tha Lumezi.

Ndërsa, shefi i policisë, Shpend Maxhuni, ka rikonfirmuar se procesi po shkon mirë dhe pa incidente. Ai po ashtu ka njoftuar se policia është duke vepruar me plan dhe ka të angazhuar numër të madh të zyrtarëve policorë.

“Edhe unë mund të ri konfirmoj, që nga aspekti i sigurisë në procesin zgjedhor, nuk ka ndonjë incidentet të natyrës serioze. Policia e Kosovës ka plan me masa të gjëra për këtë ditë. Realisht, ne kemi filluar angazhimet tona në fazën parazgjedhore disa ditë më parë. Por, sot ne kemi të angazhuar një numër relativisht të madh të zyrtarëve policorë në kapacitete të ndryshme, për të ofruar siguri në aspekte të ndryshme në të gjitha qendrat e votimit ku ky proces do të mbahet dhe do të përcjellim situatën për së afërmi në mënyrë që të sigurohemi se nëse eventualisht ka ndonjë incidentet të natyrës që duhet angazhuar apo kyçur Policia e Kosovës ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me kohë”, tha Maxhuni.

Ai po ashtu ka thënë se situata në pjesën veriore është nën kontroll dhe se Policia e Kosovës është institucioni përgjegjës për ofrimin e sigurisë për këtë proces dhe do ta monitorojë situatën sikurse në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?