Dorëhiqet kryetari i Ankarasë

Dorëhiqet kryetari i Ankarasë

  Kryetari i Ankarasë, Melih Gokcek, dha dorëheqjen pas disa javësh presioni nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili e paralajmëroi publikisht për pasoja të ashpra nëse nuk do të vetëdorëhiqej. Në fjalimin e tij, zoti Gokcek e bëri të qartë se nuk po largohej me dëshirë pas 23 vitesh në detyrë dhe se po […]

Kryetari i Ankarasë, Melih Gokcek, dha dorëheqjen pas disa javësh presioni nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili e paralajmëroi publikisht për pasoja të ashpra nëse nuk do të vetëdorëhiqej.

Në fjalimin e tij, zoti Gokcek e bëri të qartë se nuk po largohej me dëshirë pas 23 vitesh në detyrë dhe se po largohej në zbatim të urdhërit të Presidentit Erdogan.

Gokcek është i gjashti kryetar bashkie i partisë AKP të Presidentit Erdogan që largohet nga detyra gjatë javëve të fundit. Ndër të dorëhequrit, janë kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Turqisë, ndër to edhe Stambolli.

Turqia ndodhet në gjendje emergjence që nga puçi i dështuar i shtetit vitin e kaluar. Presidenti Erdogan disponon tashmë autoritet të gjerë që i mundëson shkarkimin e kryetarëve të bashkive, të cilët janë zgjedhur me votë popullore.

Erdogan e ka ushtruar këtë pushtet të zgjeruar në 80 raste të kryebashkiakëve të partisë pro-kurde HDP.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?