Dokumentet e publikuara thonë se Kennedy është vrarë nga dy persona (Video/Foto)

3000 dosje të JFK’së për vrasjen e ish presidentit të SHBA’së John F. Kennedy janë liruar dhe po bëhen titujt kryesor midis teoricienëve të konspiracionit që kanë pritur dekada për lirimin e dosjeve. Një pjesë e dosjeve, në veçanti, ka qenë me interes të madh dhe është thënë se do t’i trondisë patriotët në thelbin […]
Dokumenti zbulon dy persona në përfshirjen e vrasjes ndaj Kennedyt, raporton “Discloser”, transmeton Periskopi.
Në një paragraf të raportit të Kirurgut të Përgjithshëm, thuhet qartë se i pari plumb goditi Presidentin në fyt më konkretisht në nofull. Kjo tregon se dy persona ishin përfshirë në goditjen e presidentit.
“… “Raporti i Kirurgut të Përgjithshëm” në lidhje me vrasjen deklaroi se plumbi i parë hyri në fytin e Presidentit poshtë nofullës, duke treguar qartë se dy persona ishin të përfshirë në të shtënën e parë që u lëshua nga ura përgjatë rrugës së parkut para makinës.”
Ky dokumentar i paraqitur më poshtë ndoshta ka më shumë informacion sesa të gjitha dokumentet e publikuara së fundmi.
Në total kishte më shumë se 5 milion faqe të regjistrave, të cilat përfshinin fotografi, regjistrime zanore, video dhe artefakte të tjera, që kishin të bënin me vrasjen e JFK’së./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=IWsAoWqc52w












