Dialogu për Kosovën, zhveshje nga mitet apo përpjekje për ndarje?

Dialogu për Kosovën, zhveshje nga mitet apo përpjekje për ndarje?

Ndonëse dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, është çështje e brendshme e shtetit serb, megjithatë, nëse ai ka për qëllim zhveshjen nga miti serb për Kosovën, atëherë kjo do të ndikojë tek vet shoqëria serbe, gjë që mund të reflektojë në lehtësimin e komunikimit ndërmjet të dyja shteteve, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës […]

Në Serbi, tashmë është mbajtur takimi i parë i Grupit punues, i cili do të ofrojë mbështetjen për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën dhe në muajin tetor pritet që ky dialog të fillojë edhe formalisht.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu i brendshëm serb për Kosovën është çështje e brendshme e Serbisë, që mund të prodhojë eventualisht rezultate të mira për vetë shoqërinë serbe.

“Nëse ky dialog e ka për qëllim që të hiqet dorë përfundimisht nga miti serb për Kosovën, atëherë vlen që të thuhet se është diçka e mirë që po ndodhë në shoqërinë serbe, që ndikon në pacifizmin, përkatësisht në krijimin e kushteve të reja për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë”.

Matoshi shton se në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, është në dialog institucional të përditshëm me pakicën serbe të Kosovës, me të cilën ekziston një partneritet i mirë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve serb të Kosovës.

Sipas Matoshit, nga prizmi i Qeverisë së Kosovës, tashmë është e ditur se pritet njohja e dyanshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që në debatin e brendshëm serb ka opsione të ndryshme.

“Ka opinione të ndryshme për një traktat paqeje. Por, ajo që është mbi të gjitha, shumë e rëndësishme në këtë moment, është që Serbia të mos e pengojë Kosovën në nismat rajonale dhe anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë. Ky do të ishte hapi i parë për uljen e tensioneve në raportet midis dy vendeve”, thotë Matoshi.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, mund të prodhojë efekte pozitive, në rast se serbët tashmë kanë kuptuar se për dekada të tëra kanë jetuar me mjegullën e miteve për Kosovën. Sipas tij, ky dialog mund të prodhojë dy situata.

Profesor Hoti thotë që zhveshja nga miti do të sillte situatën që serbët, me ndihmën edhe tëkomunitetin ndërkombëtarë, eventualisht të hiqnin dorë nga pretendimet e tyre për Kosovën. Kjo, sipas tij, domosdo do të shpinte kah normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohja reciproke. Por, siç thotë ai, ky dialog mund ta prodhojë edhe një situatë tjetër.

“Ka edhe një shpjegim tjetër, të cilin unë e shoh si më të mundshëm dhe normalisht edhe si më të rrezikshëm, që është thënë në mënyrë shumë eksplicite nga presidenti serb (Aleksandar) Vuçiq. Kohë më parë ai ka thënë që ‘ne duhet të ndalojmë së menduari se gjithçka në Kosovë është jona, sikundër që po ashtu duhet të mendojmë se jo tërë Kosova është e humbur’. Në mënyrë automatike na shpie tek situata ku serbët, në fund të ditës, do të kërkojnë diçka dhe unë kam frikën që ndarja e ndonjë pjese të Kosovës, do të vijë si konkluzion i gjithë këtij debati”.

Profesor Hoti shton se nga praktikat e deritashme, që sa herë që është ndërmarrë ndonjë nismë nga Serbia dhe prezantuar një platformë e caktuar, e që pastaj ajo platformë ka marrë mbështetje ndërkombëtare, Kosova jo rrallë është gjetur në situata të pafavorshme për t’u hyrë e papërgatitur në etapa të caktuara. Siç thotë ai, Kosova, për çdo eventualitet duhet të jetë e përgatitur.

“Nuk ka hapësirë për të krijuar situata të reja ose për të menduar për opsione të tjera. Por, në variantin ekstrem, ndoshta do të duhej të mendohej eventualisht për shkëmbim të territoreve. Nuk e di pse e kam një përshtypje që, në fund të ditës, serbët do të kërkojnë pjesë ose territore të caktuara nga Kosova veriore, me ç’rast, nëse një kërkesë e tillë do të merrte mbështetje ndërkombëtare, atëherë do të duhej të kemi planin e përgatitur që, Kosova dhe Serbia, për t’i normalizuar raportet e tyre në mënyrë të plotë, do të futeshin në aranzhime të shkëmbimit të territoreve”.

Sipas Hotit, nisur nga mundësia që Serbia eventualisht dëshiron të arrijë deri tek opsioni i ndarjes së Kosovës, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë ia kanë bërë me dije autoriteteve të larta Serbe se integriteti territorial i Kosovës, është i paprekshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?