Dëshmia e mjekëve dhe miqve: Si e gjetëm të pajetë Adelën në korridorin e shtëpisë

Dëshmia e mjekëve dhe miqve: Si e gjetëm të pajetë Adelën në korridorin e shtëpisë

Ngjara tragjike e ndarjes nga jeta e gazetares dhe ish-banores së “Big Brother” Adelajda Xhamani që tronditi mbarë opinionin publik ka nisur të zbardhet. Sipas dëshmive të mjekëve dhe miqve të saj, ata e kanë gjetur Adelën të pajetë në korridorin e shtëpisë së saj në zonën e Freskut. Gjysëm ore më përpara, ajo kishte […]

Sipas dëshmive të mjekëve dhe miqve të saj, ata e kanë gjetur Adelën të pajetë në korridorin e shtëpisë së saj në zonën e Freskut. Gjysëm ore më përpara, ajo kishte telefonuar mikeshën e saj të ngushtë duke i thënë “Nuk mbushem dot me frymë”.
Adelajda mësohet se i ka kërkuar asaj të lajmëronte një ambulancë, e cila ka ardhur në kohën e duhur pranë shtëpisë, por duke mos ditur me saktësi apartamentin e së ndjerës mjekët kanë pritur miqtë e gazetares të cilët kanë mbërritur me taksi. Së bashku ata janë ngjitur në katin e katërt ku dera e apartamentit të Adelës ka qenë e hapur. Mësohet se në momentin që ajo kishte folur me mikeshën e saj, i kishte thënë se do e linte hapur derën në rast se gjërat përkeqësoheshin, shkruan panorama.

Adelajda Xhamani u gjet e shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe mjekët nuk konstatuan shenja në trupin e saj.
Ata e kanë dërguar në QSUT, ku si orë e vdekjes është përcaktuar ora 05:10, koha kur mjekët e kanë gjetur në shtëpi. Vonesa 30 minutëshe ka ardhur si pasojë e mosdijes së adresës së saktë.

Një ditë më parë, mësohet se Adela kishte punuar deri në orën 23:00 dhe më pas ishte larguar për në shtëpi. Ajo nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim kolegëve dhe as ata nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë tek ajo.

Policia e ka cilësuar ngjarjen si ndarje nga jeta për shkaqe natyrore, ku dyshimet më të forta janë për një atak kardiak. Në trupin e Adelës nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë rezultati i autopsisë pritet të dalë pas 2 javësh, i cili do të zbardhë edhe atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya