Deputetja e Vetëvendosjes-Haradinajt: Nuk po keni guxim t’i dilni përballë opozitës

Deputetja Blerta Deliu nga PDK, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Ahmeti Isufi nga AAK po diskutojnë në Rubikon të KTV’së për agjendën e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi. Deputeti i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se ndër çështjet që duhet t’i trajtojë Kuvendi këtë legjislaturë është edhe Asociacioni. […]
Deputeti i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se ndër çështjet që duhet t’i trajtojë Kuvendi këtë legjislaturë është edhe Asociacioni.
“Ne e dimë se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha Isufi.
Ai përmendi edhe Demarkacionin si një çështje që duhet diskutuar në 100’ditshin e këtij Kuvendi.
“Ikja nga problemet do të thotë ngufatje. Çështjet duhet të zgjidhen”, tha më tej ai.
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se si opozitë janë të shqetësuar më mënyrën se si kryeministri Ramush Haradinaj po e trajton Kuvendin.
“Kjo është tendencë për të mbyllur republikën parlamentare. Haradinaj duhet të dijë këtë gjë”, tha Haxhiu. Këta njerëz nuk e kanë guximin t’i dalin përballë opozitës”, tha më tej Haxhiu. /Periskopi












