Deputetja e LDK’së paralajmëron Haradinajn: Do të kërkojmë llogari për …

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se si Grup Parlamentar do të kërkojnë llogari nga Qeveria e Ramush Haradinajt për marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, shkruan Periskopi. Në “Rubikon” të KTV’së, ajo ka thënë se kryeministri Haradinaj ka ndërruar Komisionin për Demarkacion, ndonëse ka ekzistuar edhe më parë një i tillë. “Haradinaj […]
Në “Rubikon” të KTV’së, ajo ka thënë se kryeministri Haradinaj ka ndërruar Komisionin për Demarkacion, ndonëse ka ekzistuar edhe më parë një i tillë.
“Haradinaj e ka ndërru Komisionin. Por, ne po i lexojmë deklaratat nga krerët e Malit të Zi. Ata nuk po ndërrojnë qëndrim. Andaj ky është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka folur për marrëveshjen që Haradinaj e ka nënshkruar me banorët e Shipitullës.
“Në rastin e Shipitullës ne nuk e kemi parë asnjë marrëveshje të nënshkruar. Kryeministri ka negociu me banorë të asaj zone, gjë që nuk lejohet. Madje ai i ka shërbyer edhe me ujë”, tha më tej Bajrami./Periskopi












