Deputetja e Kosovës pjesë e serialit “O sa mirë”, kjo është e vërteta

Deputetja e Kosovës pjesë e serialit “O sa mirë”, kjo është e vërteta

Deputetja e Kuvendit të Kosovë nga radhët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, njihet për publikun si artiste, ngase është marrë me aktrim dhe prezantim, gjë për të cilën në fakt edhe ka studiar dhe e ka profesion, ndonëse nuk e ushtron aktualisht. Sido që të jetë, e njëjta këto ditë është përfolur në disa media […]

Sido që të jetë, e njëjta këto ditë është përfolur në disa media se po i rikthehet aktrimit, duke u bërë pjesë e një nga episodeve të hit serialit “O Sa Mirë”.

Dyshimet lindën nga një fotografi e publikuar në rrjetin social Instagram, ku Blerta u shfaq krah për krah me skenaristin e “O Sa Mirë”, Ard Islamin, aktorët: Edi Kastrati dhe Rdivan Murati, si dhe vajzës së saj.

Duke qenë se “O Sa Mirë” ka pritur shumë emra të njohur të politikës në disa prej episodeve të tij, përshfirë këtu edhe të parin e PDK-së, Kadri Veselin, dyshimet se Deliu-Kodra mund të ishte mysafirja e ardhshme ishin të mëdha.

Megjithatë, e kontaktuar nga Telegrafi, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu mohoi të jetë pjesë e episodit të ri të sepalit, duke thënë se fotografia në fjalë ishte thjeshtë rastësore.

“Jo, të them të drejtën unë kam qenë me vajzën time, dhe dëshira ishte për të bërë një fotografi spontante dhe e realizuam. Fëmijët e mi e duan shumë serialin “O Sa Mirë”, dhe gjithashtu dhe unë, ndaj një fotografi nga afër me protagonistët e tij, u mirëprit shumë mirë nga vajza ime”, tha Blerta Deliu-Kodra për Telegrafin.

Blerta Deliu-Kodra

Në vazhdimin e bisedës, deputetja tregoi se për momentin nuk e ka ndërmend t’i rikthehet aktrimit, ndërsa tregoi se “O Sa Mirë” sipas saj është një prej prodhimeve filmike më të mira viteve të fundit.

“Për momentin nuk do t’i kthehem aktrimit. Ndërsa sa i përket serialit “O Sa Mirë”, unë jam shumë lumtur për kolegët e mi që bëjnë një punë aq të mirë. Më vjen mirë së pari që një seria si ai, ka arritur të sjell pak frymë nga shumë prej trevave shqiptare duke i bashkuar në një projekt. E ndjek me shumë kënaqi me familjen time, ashtu si edhe shumë shqiptarë”, përfundoi Blerta.

Ndryshe, kasti i serialit ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të fillojë me sezonin e ri të “O Sa Mirë”, ku edhe kësaj radhe do të ketë shumë risi, e të ftuar specialë nga java në javë. /Telegrafi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya