Deliu: Rikallo do të shkarkohet nëse …

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka përsëritur qëndrimin e partisë së saj, se asnjë individ që ka kryer krime lufte në Kosovë, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, shkruan Periskopi. Në “Rubikon” të KTV’së ajo ka thënë se do të presin vendimin e institucioneve të drejtësisë. Sipas saj, nëse vetëm një argument vërtetohet, atëherë […]
Në “Rubikon” të KTV’së ajo ka thënë se do të presin vendimin e institucioneve të drejtësisë.
Sipas saj, nëse vetëm një argument vërtetohet, atëherë ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo do të shkarkohet.
“Nuk do të lejojmë që asnjë person që ka kryer krime lufte të jetë pjesë e Qeverisë. Do të presim vendimin e institucioneve të drejtësisë. Nëse vetëm një argument vërtetohet, atëherë ne do të kërkojmë shkarkimin e tij. Nëse dëshmitë e banorëve të “Dardanisë” janë faktike, Rikallo do të shkarkohet. Institucionet e drejtësisë do të kryejnë punën e vetë, jo ne Kuvendi”, tha më tej Deliu./Periskopi












