Degjeneron procesi zgjedhor në Mitrovicë, vidhen pesë fletëvotime

Procesi në zgjedhor në Mitrovicë ka filluar të ketë parregullsi të mëdha, pasi që janë nxjerrë fletëvotime nga klasët ku votohet. “Deri më tash janë vjedhur pesë fletëvotime, pasi që persona të caktuar kanë hyrë në klasë i kanë marrë fletëvotimet dhe kanë ikur nga klasa”, ka thënë burimi i sigurt i portalit Veriu.info nga […]
Procesi në zgjedhor në Mitrovicë ka filluar të ketë parregullsi të mëdha, pasi që janë nxjerrë fletëvotime nga klasët ku votohet.
“Deri më tash janë vjedhur pesë fletëvotime, pasi që persona të caktuar kanë hyrë në klasë i kanë marrë fletëvotimet dhe kanë ikur nga klasa”, ka thënë burimi i sigurt i portalit Veriu.info nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
Siç mëson portali Veriu.info për këto raste është njoftuar edhe prokuroria.
“Dy fletëvotime janë vjedhur në shkollën ‘Abdullah Shabani’, dy në shkollën ‘Migjeni’ në Iliridë dhe një fletëvotim në Tunel të parë’.
Nxjerrja e fletëvotimeve mundëson realizimin e ‘trenit bullgar’, ku votuesi hyn me votë të mbushur dhe e nxjerrë pastaj nga klasa votën e zbrazët.
Veriu.info është afër zbulimit të rastit se cila parti e ka realiuar vjedhjen e votave.












