Debat i nxehtë, Konjufca lë pa fjalë Avdullah Hotin kur ia kujton disa gjëra nga koha e Isa Mustafës

Katër shefat e grupeve parlamentare të partive më të mëdha në Kosovë janë mbledhur për të debatuar mbi zgjedhjet e djeshme. Gjatë debatit për Komunën e Prishtinës, në një debat më të zëshëm janë përfshirë Glauk Konjufca e Avdullah Hoti. Derisa Hoti e ka akuzuar për mospunë kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Konjufca është […]
Katër shefat e grupeve parlamentare të partive më të mëdha në Kosovë janë mbledhur për të debatuar mbi zgjedhjet e djeshme.
Gjatë debatit për Komunën e Prishtinës, në një debat më të zëshëm janë përfshirë Glauk Konjufca e Avdullah Hoti.
Derisa Hoti e ka akuzuar për mospunë kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Konjufca është përkujdesur që Hotit t’ia kujtojë 46 mijë ndërtimet pa leje që janë ngritur gjatë kohës kur Isa Mustafa ishte kryetar i Prishtinës, duke thënë se për këtë gjë Prokuroria kishte arrestuar 11 zyrtarë të qeverisjes Mustafa, shkruan Periskopi.
“Qe një arsye pse u rrëzu Isa Mustafa: 46 mijë ndërtime pa leje. Këtu ka pas mafi të ndërtimit dhe LDK duhet me marrë përgjegjësi për këtë gjë. Banesa të mëdha për të cilat kanë përfundu në burg disa drejtorë të juaj, a të kujtohet? A t’u kanë arrestu 13 zyrtarë të komunës për këtë gjë. Komuna ka qenë e lidhur me mafinë e ndërtimit”, ka thënë Konjufca në TV Dukagjini.
Konjufca, po ashtu Hotit i tha se kryeinspektori i Mustafës drejtonte veturë në vlerë 50 mijë euro, përderisa të ardhurat nga paga i kishte rreth 50 euro.
“Kryeinspektori i juaj voziste kerr 50 mijë euro, me rrogë 500 euro. Kjo mendësi nuk bën me u kthy në Prishtinë, nuk duhet me u kthy”, tha Konjufca.
Ndërsa, Hoti tha se Ahmeti duhet ta kërkojë një tjetër mandat për punën e tij dhe jo me akuzat për mandatin e Mustafës.
“Shpendi po kërkon mandatin e dytë për qeverisjen 2009-2013. Ai duhet me kërku mandatin për punën në mandatin e tij”, tha ai. /Periskopi/












