Dardan Sejdiu demanton Arban Abrashin: Nga dhimbja e dhëmbit i ka ngatërruar shifrat

Dardan Sejdiu demanton Arban Abrashin: Nga dhimbja e dhëmbit i ka ngatërruar shifrat

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka demantuar Arban Abrashin e LDK-së, i cili garon për kryetar të kryeqytetit në balotazh kundër Shpend Ahmetit të VV-së. Abrashi kishte thënë se si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte shpërndarë dru për familjet në nevojë, por sipas Sejdiut, kjo nuk ka ndodhur për […]

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka demantuar Arban Abrashin e LDK-së, i cili garon për kryetar të kryeqytetit në balotazh kundër Shpend Ahmetit të VV-së.

Abrashi kishte thënë se si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte shpërndarë dru për familjet në nevojë, por sipas Sejdiut, kjo nuk ka ndodhur për çdo vit, por vetëm një herë me ç’rast kishte ndarë 226 metra dru, shkruan Periskopi.

Ndërsa, thotë se Komuna e Prishtinës ka trefishuar subvencionet për kategoritë sociale nga 100,000 në 290 mijë euro. Sipas tij, vetëm në vitin 2007 nga këto subvencione kanë përfituar 2,000 familje.

Reagimi i plotë i Sejdiut:

Abrashi si duket nga dhimbja e dhëmbit ka filluar edhe me i ngatërru shifrat!

Si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale vetëm një herë në vitin 2015 ka ndarë 226 metra dru në bashkëpunim me shoqatën “Nëna Terezë”, për qytetarët e Komunës së Prishtinës. Jo çdo vit si deklaron ai.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës që nga viti 2015 ka trefishuar subvencionet për kategorinë sociale nga 100.000 ne 290.000 EUR. Nga këto subvencione vetëm në vitin 2017 kanë përfituar mbi 2000 familje. Janë shpërndarë me qindra metra dru në sezonin e dimrit gjatë viteve 2014-2016 pa përjashtuar asnjë lagje apo grup etnik në Komunën e Prishtinës.

Sa për krahasim, në vitin 2013 kanë përfituar 350-400 familje (kryesisht punëtor ose të afërm të punëtorëve në Komunë).

Kaq për bararzinë!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?