Danielsson tregon se kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, ka folur për rëndësinë e miratimit të marrëveshjes IPA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duke thënë që nuk do ta ndalin mbështetjen ndaj kosovarëve, njofton Klan Kosova. “Të gjithë akterëve politik në Kosovë ua kam bërë me dije që kur ka të bëjë me monitorimin mënyra si […]
“Të gjithë akterëve politik në Kosovë ua kam bërë me dije që kur ka të bëjë me monitorimin mënyra si ne e vëzhgojmë Kosovën do të bëhet në forma të ndryshme”.
Gjatë një interviste në emisionin “Info Lokale” në Klan Kosova sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Danielsson ka thënë se janë disa kritere që duhet të plotësohen për të arritur deri në këtë pikë
“Ne jemi duke ecur përpara sa i përket kësaj çështjeje pasi ky është një proces i rëndësishëm dhe janë disa numra të kritereve që duhet të plotësohen”.
“Këto këshilla ia kam dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në Kosovë” tha ndër të tjera Danielsson.












