Daçiq thotë se një shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Daçiq thotë se një shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Surinami e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës. Ai ka theksuar se për këtë ka marrë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti “pas punës së gjatë dhe shumë bisedimeve”. “Nota e tërheqjes së vendimit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës ka […]

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Surinami e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se për këtë ka marrë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti “pas punës së gjatë dhe shumë bisedimeve”.

“Nota e tërheqjes së vendimit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës ka arritur më 30 tetor. Ky vendim tregon se duhet provuar, biseduar me të gjithë, nëse mendojmë se Kosova është interes nacional”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se deri në gusht të vitit 2012 më shumë se 80 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, kurse gjatë kohës së mandatit të tij “vetëm pesë”.

“Kjo tregon se nuk ka marrë fund gjithçka, siç thotë dikush. Nuk jam i sigurt nëse Prishtina do ta publikojë këtë lajm. Kjo është ngjarje shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky vendim nuk është precedent, pasi që ka ndodhur edhe më herët, por është rast i rrallë.

“Në rastin e Kosovës kjo ka qenë me Sao Tome dhe Principe, pas ndryshimit të pushtetit. Nuk e kemi bërë këtë me para, para nuk ka, as me presion, s’kemi pse të bëjmë presion, por duhet të jemi konsistent në qëndrimet tona. Me vjen keq që Kosovën e kanë njohur shumë shtete që i kishim mike gjatë kohës së Josip Broz Titos, por ne më shumë jemi marrë me armiqtë”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?