Daçiq: Katalonja nuk i ka fuqitë e mëdha prapa vetës, Kosova i kishte

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës duke thënë se ky është një rast i njëjtë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, por me vetëm një dallim. “Katalonja dhe Kosova janë të njëjta vetëm se Katalonja nuk i ka fuqitë e mëdha prapa vetës”, […]
“Katalonja dhe Kosova janë të njëjta vetëm se Katalonja nuk i ka fuqitë e mëdha prapa vetës”, ka thënë Daçiq.
Më pas ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndërmend ta njohë Pavarësinë e Katalonjës.
“Serbia mbështetë integritetin territorial të Spanjës dhe akti i shpalljes së pavarësisë nuk është në një linj me sistemin kushtetues të Spanjës”, ka thënë Daçiq.
Sipas ministrit serb askush nuk mund ta mohoi faktin se Kosova dhe Katalonja kanë shpallur njëanshëm Pavarësinë.
“Rruga e Kosovës dhe Katalonjës është e njëjtë, problemi i vetëm është në rastin e Kosovës fuqitë e mëdha e kanë mbështetur Kosovën sepse kanë pasur interesa të ndryshëm dhe se bota momentalisht bazohet në disponimin e këtyre fuqive, e jo në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ai.












