Daçiq: Ftesat e Jonuz Musliut për bashkim me Kosovën janë ëndrra, ai të festojë që nuk është në burg

“Ftesat e Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrra të thata dhe ai duhet ta falënderojë Zotin pse nuk është arrestuar deri më tash. Pos, nëse, Bashkim i Europian nuk konsideron se Presheva është rast special, që nuk do të më habiste”. Kështu ka thënë nënkryetar i Qeverisë së Serbisë […]
“Ftesat e Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrra të thata dhe ai duhet ta falënderojë Zotin pse nuk është arrestuar deri më tash. Pos, nëse, Bashkim i Europian nuk konsideron se Presheva është rast special, që nuk do të më habiste”.
Kështu ka thënë nënkryetar i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
Shefi i diplomacisë serbe për “novosti” ka reaguar kështu ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.
Musliu, pas referendumit për pavarësi të Katalunjës e ka ftuar Beogradin dhe bashkësinë ndërkombëtare që ta njohin referendumin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në vitin 1992 kur kishin votuar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.












