Daçiq: Amerika po kërkon nga ne që të bëjmë vetëvrasje poltike

Daçiq: Amerika po kërkon nga ne që të bëjmë vetëvrasje poltike

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha të hënën se nuk kishte “asgjë të re” në mesazhet e përcjella nga zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee drejtuar Serbisë. Daçiq shtoi se Serbia duhet të përqëndrohet më shumë në presidentin e SHBA’së dhe nënkryetarin Pence në vend të zyrtarëve të nivelit Yee, raporton “b92”, transmeton Periskopi. […]

Daçiq shtoi se Serbia duhet të përqëndrohet më shumë në presidentin e SHBA’së dhe nënkryetarin Pence në vend të zyrtarëve të nivelit Yee, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Nuk e di se çfarë po pret nga ne, por me siguri ne nuk do të kryejmë vetëvrasje politike. Ai do që ne të vrasim veten duke zemëruar miqtë dhe aleatët tanë, ata që do të përdorin veton në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës me siguri nuk do ta bëjnë këtë,” tha Daçiq duke shtuar se Yee ishte “duke i kërkuar Serbisë të prish punët me Rusinë dhe Kinën dhe të mbetet me askënd për ta mbrojtur vendin e vet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten ende në anën e shqiptarëve.”

Ministri gjithashtu tha se e vetmja rrugë për Kosovën për të marrë një karrige në OKB do të jetë kur nuk ka “asnjë vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të votuar për Kosovën”.

I pyetur “çfarë kërkoi Yee, kur është fjala për Kosovën,” Daçiq tha se Serbia “nuk po punon sipas asaj që kërkojnë të tjerët.”

“Nëntë vjet më parë, ata gjithashtu kërkuan që ta njohim Kosovën,” vuri në dukje Daçiq duke iu referuar deklaratës së njëanshme të pavarësisë të bërë në vitin 2008 nga shqiptarët etnikë në Kosovë.

Sipas tij, Serbia duhet t’i drejtojë aktivitetet e saj drejt Donald Trump si president i SHBA dhe Mike Pence, nënkryetar i tij, “dhe jo drejt Hoyt Yee”.

I pyetur nëse Trump ka njohuri rreth rrethanave në këtë rajon, Daçiq u përgjigj: “Ai nuk di shumë, nuk i di hollësitë, por duhet të punohet”.

Duke folur për “dialogun e brendshëm mbi Kosovën”, Daçiq tha se “Vëllezërit e Mëdhenjë” – dmth. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania – “duhet të binden se kjo është një zgjidhje për stabilitetin dhe jo për disa konflikte të reja”.

Kreu i diplomacisë serbe gjithashtu tha se, pavarësisht nga të gjitha dallimet, Kosova dhe Katalonja janë të lidhura me aktet e tyre të njëanshme të shkëputjes.

“Kutia e Pandorës është hapur, rregullat dhe parimet nuk ekzistojnë më, sot nuk varet nga e drejta ndërkombëtare por nga rrethanat dhe pozicioni juaj. Ne mbështesim integritetin territorial të Spanjës, që është mbështetësi ynë më i madh kur bëhet fjalë për territorin tonë të integritetit”, tha Daçiq./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?