CIA publikon dokumente që e konfirmojnë praninë e jashtëtokësorëve në planetin tonë (Foto)

Një valë e dosjeve të UFO-ve të deklasifikuara kohët e fundit dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë, ngadalë janë duke e kthyer fenomenin e UFO-ve në realitet. Duke besuar se ne jemi qytetërimi i vetëm në Universin fizik – i cili shkencërisht është i pafund – tregon jo vetëm një ego të madhe, por edhe […]
Duke besuar se ne jemi qytetërimi i vetëm në Universin fizik – i cili shkencërisht është i pafund – tregon jo vetëm një ego të madhe, por edhe një injorancë të padepërtueshme. Por çfarë ndodh kur zyrtarët e nivelit të lartë e konfirmojnë një gjë të tillë?
Në dhjetor të vitit 2012, kryeministri rus Dimitri Medvedev dha një deklaratë në një intervistë të drejtpërdrejtë të transmetuar njëkohësisht në pesë kanale televizive. Pas kësaj, ish-presidenti rus i zbuloi një gazetari se çdo udhëheqësit të Kremlinit iu dorëzua dy dosje me informacion të klasifikuar lidhur me vizitën e qenieve jashtëtokësore, raporton “AlienBlog”, transmeton Periskopi.
Në atë kohë, deklarata e Medvedevit ishte një premierë mbarëbotërore, pasi që ishte hera e parë që një zyrtar i nivelit të lartë publikisht pranoi ekzistencën e civilizimeve jashtëtokësore gjatë mandatit presidencial.
Në revistën “Sputnik” në vitin 1980 u botua një artikull në lidhje me perceptimet dhe përvojat e UFO-ve. Ky artikull përmban raporte nga dhjetë astronautë sovjetikë dhe amerikanë. Vetëm një prej këtyre astronautëve nuk pranoi mundësinë e ekzistencës së UFO-ve që hyjnë brenda dhe jashtë galaktikës sonë.
Astronauti Ghenadi Strekalov përmendi se ai ishte dëshmitar i shumë fenomeneve të çuditshme dhe të pashpjegueshme, por ngurron t’i klasifikojë këto ngjarje në asnjë mënyrë. Megjithatë, ai përshkroi një fenomen të vëzhguar më 28 shtator 1980, gjatë zhvendosjes së tij në stacionin e hapësirës Mir: një sferë fluturuese mbi Tokë, në një lartësi prej 20-30 km rreth Neëfoundlandit.
Atmosfera ishte e qartë dhe pamja ishte e përsosur, kështu që ai mund të shikonte rreth 10 sekonda se si sfera po zhvendoste ngjyra të bukura të gjalla dhe më pas zhdukej pothuajse menjëherë.
Sipas dokumenteve të publikuara, në vitin 1952 vetëm u kontrolluan dhe konfirmuan mbi 100 fenomene UFO pa shpjegime logjike, të cilat u regjistruan dhe u etiketuan si “të pashpjegueshme” nga arkivat e CIA-s.
“Pothuajse 100 rrëfime të besueshme mbeten të pashpjegueshme për momentin, megjithatë, monitorimi i CIA-s do të vazhdojë dhe asnjë raport nuk do të bëhet publik”, thuhet në raport.
Për zhgënjimin e ufologëve në mbarë botën, deklasifikimi i këtyre 10 dokumenteve përputhet me rifillimin e serive “X Files” dhe me sa duket ato dokumente nuk përmbajnë asnjë informacion në lidhje me UFO-t e rrëzuara, takimet apo rrëmbimet.
Teoricienët e konspiracionit besojnë se vendimi i CIA-s për t’i bërë publike këto dokumente nuk përkon me rifillimin e serive të reja “X Files”, por më tepër një nxitje paraprake për publikun për zbulimet e mëvonshme.
“Me sa duket, CIA përdorte rilindjen e ekskluzivitetit të “X Files” për të kujtuar njerëzit se agjencia ka agjentë që hetojnë këto raste.”, deklaroi Stephen Basset, drejtor ekzekutiv i Paradigm Research Group, një organizatë që militon në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e Amerikës të pranojë se të huajt janë të vërteta./Periskopi/














