Çfarë po ndodh? Tahiri lajmëron dalje live në 12:00

Ish-ministri i Bredshëm Saimir Tahiri do të dalë në një komunikim me qytetarët live në facebook në orën 12:00. Kështu ka bërë me dije vetë Tahiri në profiling e tij në facebook. Ai shkruan se do të jetë live për t’i shkuar deri në fund të vërtetës. “Te lutem me ndiq sot ne 12.oo live […]
Ish-ministri i Bredshëm Saimir Tahiri do të dalë në një komunikim me qytetarët live në facebook në orën 12:00. Kështu ka bërë me dije vetë Tahiri në profiling e tij në facebook. Ai shkruan se do të jetë live për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
“Te lutem me ndiq sot ne 12.oo live ketu ne fb. Deri ne fund per te verteten!”, – shkruan ai.
Ndërkohë, Ish-ministri ndodhet para kërkesës së prokurorisë e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij dhe nisjen e hetimeve për t’i hapur rrugë arrestimit të Tahirit. Dyshohet se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës së bandës Habilajt, të cilët i ka kushërir të largët, si dhe u ka shitur makinën e tij. Po ashtu në përgjimet italiane u përmend emri i Tahirit nga trafikanët duke e implikuar direkt, implikim i cili nise edhe veprimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.












