Çelaj: Do të krijojmë një lagje të Prishtinës së Vjetër

Çelaj: Do të krijojmë një lagje të Prishtinës së Vjetër

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, në programin e tij qeverisës ka projektin për rindërtimin e Prishtinës së vjetër dhe pjesën që ka të bëjë me ndryshimin dhe dukjen e Prishtinës. Sa i përket rindërtimit të Prishtinës së Vjetër Çelaj tha se duke u bazuar në faktografi se siç […]

Sa i përket rindërtimit të Prishtinës së Vjetër Çelaj tha se duke u bazuar në faktografi se siç ka qenë Prishtina e vjetër do të bëjë ndërtimin e një lagjeje të Prishtinës së vjetër, e që ai tha se do të jetë prapa Kuvendit të Kosovës dhe prapa komunës së Prishtinës.

Çelaj: Do ta krijojmë një lagje të Prishtinës së vjetër në bazë të faktografisë

“Kjo pjesa prapa Kuvendit dhe prapa komunës kjo do të jetë pjesa e qytetit të vjetër ku ne vetëm kemi disa projekte të cilat janë më të vjetrat në qytetin e Prishtinës, por fatkeqësisht shumë prej objekteve edhe janë dëmtuar megjithatë ka mbetur diçka, ka mbetur një themel i cili mund të ruhet dhe të restaurohet. Ne do të restaurojmë dhe do të mirëmbajmë objektet e vjetra që janë aty dhe pastaj shtëpitë e tjera do të mundohemi që të intervenojmë që të jenë në përputhje me dukjen me atë se si është dukur Prishtina në të kaluarën. Pra, ne do të bëjmë një rikonstruktim të Prishtinës. Në pjesën ku është AKP e cila është pronë e Komunës së Prishtinës ne do të bëjmë bartjen e disa shtëpive të vjetra të cilat janë në Tophane por edhe në pjesë të tjera të qytetit do ti zhvendosim aty, disa të tjera do ti rikonstuktojmë në bazë të fotografive që janë se si është dukur Prishtina e vjet ër dhe do ta krijojmë një lagje të Prishtinës së vjetër në bazë të faktografisë siç ka qenë Prishtina e vjetër”, tha Çelaj.

Pretendenti për Prishtinën, Lirak Çelaj, tha se pjesë e programit të tij edhe mbulimi i tregut të gjelbërt ku është sot, e që më këtë ai tha se dëshirojnë ta kthejnë një pjesë të identitetit të humbur të Prishtinës.

E ky treg Çelaj tha se do të jetë edhe një prej pikave turistike të Prishtinës. Sipas tij në këtë treg do të jetë edhe muzeu i shpërnguljes, pasi sipas tij Prishtina e ka një histori shumë të dhimbshme të shpërnguljes ku shumica e qytetarëve të vjetër të Prishtinës janë shpërngulur në Turqi nga regjimi jugosllav, e ky muze do të jetë një rikujtesë për historinë e Prishtinës.

Pjesë e programit qeverisës të Çelajt është edhe fasadimi i ndërtesave që gjenden brenda shesheve të Prishtinës, ku ai tha se ka propozuar që të bëhet siç është objekti i Unionit.

Çelaj: Ndërrimi i fasadës në sheshin e qytetit

“Është ndërrimi i fasadës në sheshin e qytetit, sheshi i qytetit është me objekte të lagjeve të tjera të cilat në faza të tjera do të ndryshohen fasadat edhe në lagjet e tjera se e shihni sa janë të shëmtuara dhe e shëmtojnë qytetin. Por, po e marrim shembullin e objektit që ne e quajmë të Unionit, kjo do të jetë pak a shumë karakteri i fasadave që do të jetë në sheshin e qytetit të Prishtinës. Ne dëshirojmë ta bëjmë sheshin një ambient të këndshëm edhe për sy, mirë ajo që është një shëtitore, por nuk respodon sheshi, pllakat me fasadën, me pjesën përcjellëse. E mos të flasim për pjesën pas këtyre objekteve kur në qendër të Prishtinës kemi baraka, kemi shtëpi të cilat po rrënohen e të cilat do të trajtohen”, tha ai.

Të gjitha këto sipas Çelajt do të bëhet gjatë mandatit 4 vjeçar të tij si kryetar i komunës së Prishtinës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?