Brian Yee ia thotë hapur Serbisë, e pamundshme të mbani një këmbë në Rusi tjetrën në BE

Brian Yee ia thotë hapur Serbisë, e pamundshme të mbani një këmbë në Rusi tjetrën në BE

Aleksandar Vuçiq gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë publike përgjigjet që i ka dhënë Departamentit të Shtetit të SHBA’së, të bëra gjatë takimit të tyre në mbrëmjen e të martës. Biseda midis presidentit serb dhe zyrtarit të SHBA’së, që u mbajt në pasditen e hershme të së njëjtës ditë, ishte “shumë i hapur”, thuhej […]

Biseda midis presidentit serb dhe zyrtarit të SHBA’së, që u mbajt në pasditen e hershme të së njëjtës ditë, ishte “shumë i hapur”, thuhej në deklaratë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Yee lavdëroi reformat ekonomike dhe konsolidimin fiskal të kryer nga qeveria e Vuçiqit dhe vazhdoi me qeverinë e kryeministres Ana Bërnabiq ku shprehu optimizmin e tij rreth përparimit të vazhdueshëm në rajon në periudhën e ardhshme, njoftoi zyra e shtypit e presidentit.

Yee – i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike – shprehu shqetësimin e tij rreth perceptimit se Serbia ishte me një këmbë në rrugën drejt BE dhe nga ana tjetër në drejtim të një aleance me Rusinë.

Ai gjithashtu “shprehu shqetësim lidhur me ndikimin e Rusisë në rajon”, tha deklarata.

SHBA vlerësoi përparimin e Serbisë drejt arritjes së anëtarësimit të saj strategjik në BE dhe theksoi se përparimi i mëtejshëm në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, si dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të ishte vendimtar në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe Serbisë, siç tha Yee.

Yee gjithashtu theksoi rëndësinë e dialogut të brendshëm.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan lirinë e shprehjes si dhe përgjegjësinë për raportim objektiv të bazuar në fakte. Zyrtari amerikan gjithashtu theksoi rëndësinë e ekzistencës së një opozite në një shoqëri demokratike.

Yee mbështeti zgjidhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, që datojnë nga viti 1999.

Pas takimit të martën, i cili zgjati një orë e gjysmë, qeveria e presidentit tha për Tanjug se biseda ishte “absolutisht e hapur dhe e ndershme”.

Departamenti i Shtetit i SHBA’së të hënën mori pjesë në Samitin e 17-të Ekonomik Serb në Beograd ku shkaktoi një seri reagimesh me deklaratat e tij, duke përfshirë atë që Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige nëse dëshiron të bashkohet me BE”.

Yee ka thënë të hënën se Qendra Humanitare Ruse-Serbe në Nish nuk duhet t’i jepet statusi diplomatik.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, reagoi ashpër më herët të martën, duke thënë se ky ishte “presioni më i vështirë publik dhe shumë jodiplomatik që ushtrohej mbi vendin tonë dhe mbi të drejtën tonë për të vendosur në mënyrë të pavarur”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?