Brezovica, dështim i qeverive qe 18 vjet

Qendra turistike më e madhe e skijimit në Kosovë, Brezovica, është ndër asetet që qeveria ka dështuar të menaxhojë. Edhe pas 18 vjet pas çlirimit, qeveria nuk ka arritur atë të rivitalizoj ndonëse pati një përpjeke të tillë vitin e kaluar, ku konsorciumi francez ishte tërhequr nga investimi. Shqetësuese mbetet që ende nuk është bërë […]
Edhe pas 18 vjet pas çlirimit, qeveria nuk ka arritur atë të rivitalizoj ndonëse pati një përpjeke të tillë vitin e kaluar, ku konsorciumi francez ishte tërhequr nga investimi.
Shqetësuese mbetet që ende nuk është bërë ndonjë hap lidhur me këtë ndërmarrje nga qeveria e re, derisa ajo e kaluar dështoj në privatizimin e saj.
Njohësi i çështjeve ekonomike Lulzim Beqiri për Indeksonline thotë se Qeveria urgjentisht duhet të përmbllen problemet me kompaninë franceze e cila ishte e tërhequr nga investimit si dhe të filloj një tenderim përseri të Brezovicës.
“Qeveria e vendit duhet urgjentisht të përmbyllë problemet me kompaninë MDP Consulting – Compagnie des Alpes, e cila ishte terhjekë nga investimi që kishte premtuar për shkak të shantazhit të Serbisë, siç dihet në muajin dhjetor të vitit 2014 konsorciumi francez MDP Consulting –Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milionë euro. Qeveria duhet të filloj një plan më dinamik dhe gjithëpërfshirës të tenderimit përsëri të Brezovicës, por kësaj radhe me kushte dhe garanci tjera plotësuese duke anashkaluar ndikimin e Serbisë, me garanci të veçanta për investitorët potencial” ka thënë Beqiri.
Mirëpo, Beqiri është skeptik se Qeveria do të filloj të merret me Brezovicën.
“Mendoj që Qeveria ka me hezitu me u marrë me Brezovicën ngase ka partnerë koalicioni listën serbe e që dihet qëndrimi i tyre lidhur me privatizimin e Brezovicës, pra lista serbe nuk do të pranojë të qëndrojë në qeveri nëse kjo e fundit vendosë me e privatizua këtë gjigand të vendit” ka shtuar Beqiri.
Beqiri me tutje ka treguar për dëmet ekonomike të mosshfrytëzimit të kësaj pasurie.
“Dëmet ekonomike janë marramendëse sepse Brezovica ka një pozitë të mirë strategjike dhe me një investim të mirë do të kishte të hyra të qëndrueshme dhe stabile, pra nevojitet guxim dhe me fillua me e ruajt pasurin e vendit duke ia kthyer qytetarëve jo bandave kriminale”
Në anën tjetër, Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit për ekonomi dhe financa për Indeksonline ka thënë se qeveria e tanishme në agjendën e punës e ka të planifikuar edhe asetin e Brezovicës që ta kthej në funksion të zhvillimit.
Mirëpo, Shatri thotë se kjo merr kohë për shkak se procesi i Brezovicës është kthyer në pikën zero.
“Siç e dimë angazhimi i Qeverisë se mëhershme për Brezovicën ka dështuar. Kjo qeveri në planet e zhvillimit për ekonominë, në agjendë e ka edhe asetet e që janë pasuritë natyrore që ti vejë në funksion të zhvillimit, një prej tyre është edhe Brezovica dhe turizmi malor. Meqenëse kjo ka dështuar edhe është kthyer në pikën zëri, ne e kemi në agjendë që të fillojmë pa vonesa, sa më shpejt, që me i shfrytëzua këtë resurs në funksion të zhvillimit” ka thënë Shatri.
Indeksonline ka një muaj që ka telefonuar si dhe dërguar pyetje në email të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur më planin për Brezovicën, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Në prill të vitit 2015, Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez kishin marrëveshja e parë e partneritetit publiko-privat. Pas kësaj, palët ishin futur në një periudhë transitore prej 180 ditëve , periudhë që parashihte arritjen e disa kushteve. Obligimi i Qeverisë së Kosovës ishte shpronësimi i disa tokave dhe aseteve ndërsa detyrë e partnerit të konsorciumit, ishte ofrimi I 164 milionë eurove, si garanci e marrëveshjes.
Përderisa Qeveria kishte shpronësuar pronat në vlerë rreth 30 milionë euro, partnerët e konsorciumit nuk kishin asnjëherë t’i siguronin paratë e fazës së parë, as të dytin deri kur edhe përfundimisht marrëveshja dështoi vitin e kaluar.












