Brenda ditëve Katalonja do të bëhet e pavarur, paralajmëron presidenti (Video)

Presidenti i Katalonjës ka pohuar se rajoni autonom do të deklarojë pavarësinë nga Spanja “në fund të kësaj jave apo në fillimin e ardhshëm”. Carles Puigdemont i tha BBC se do të ishte “një gabim që ndryshon gjithçka”, nëse qeveria spanjolle do të merrte kontrollin mbi administratën e rajonit, edhe pse ai pranoi se nuk […]
Carles Puigdemont i tha BBC se do të ishte “një gabim që ndryshon gjithçka”, nëse qeveria spanjolle do të merrte kontrollin mbi administratën e rajonit, edhe pse ai pranoi se nuk kishte pasur kontakt me Madridin zyrtar. Qeveria qendrore e ka përshkruar referendumin si të paligjshëm, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Duke apeluar për ndërmjetësim ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, ai i tha organizatës se nuk ishte dakord me deklaratën e Komisionit Europian se ishte çështje e brendshme për Spanjën.
Duke folur pak përpara një sulmi të ashpër ndaj politikanëve të Katalonjës nga Mbreti Felipe i Spanjës, Puigdemont tha se qeveria e tij do të “vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e ardhshëm”.
Në një fjalim të rrallë mbarëkombëtar Mbreti Felipe nisi një sulm të ashpër të qeverisë rajonale pro-pavarësisë të Katalonjës, duke akuzuar separatistët për “thyerjen e parimeve demokratike” dhe duke u përpjekur të ndanin Spanjën.
“Falë sjelljes së tyre të papërgjegjshme, autoritetet [katalanase] kanë vënë në rrezik identitetin social të Katalonjës dhe gjithë Spanjës”, tha ai.
“Ata kanë treguar mospërfillje për dashurinë dhe ndjenjat e solidaritetit që kanë bashkuar dhe do të bashkojnë të gjithë spanjollët”, shtoi ai.
Ai pastaj nënvizoi “angazhimin e patundur të kurorës ndaj kushtetutës spanjolle dhe bashkimit të Spanjës”.
Por ai theksoi se Spanja “do të kapërcejë këtë kohë të vështirë”./Periskopi/












