Bosnja ekstradon në SHBA kosovarin që bashkëpunoi me ISIS’in

Mirsad Kandiq i lindur në Kosovë, është njëri nga përsonat më të kërkuar të Shtetit Islamik, ai u ekstradua sot nga Bosnja dhe Hercegovina në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. Autoritetet boshnjake e ekstraduan Mirsad Kandiq në SHBA të martën pasi ai kishte qenë në listën e kërkuar të Uashingtonit […]
Autoritetet boshnjake e ekstraduan Mirsad Kandiq në SHBA të martën pasi ai kishte qenë në listën e kërkuar të Uashingtonit për tre vjet, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizatat terroriste.
Kosovari u dëbua me një aeroplan të posaçëm të dërguar nga qeveria amerikane.
“Stafi i Zyrës së Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, së bashku me agjencitë partnere, siguruan ndihmën dhe bashkëpunimin e nevojshëm. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ne nuk mund të japim më shumë informata dhe detaje”, ka thënë zyra e prokurorisë në një komunikatë për shtyp, shkruan Balkan Insight.
Kandiq ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe që nga janari i këtij viti ai është fshehur në rrethin e Grbavicës të Sarajevës. Ai u arrestua në fillim të korrikut.
Një urdhër i Kuq i Interpolit për arrestimin e Kandiq u lëshua në vitin 2016, edhe pse gjyqësori amerikan e ka kërkuar atë që nga viti 2014 për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizata terroriste.
Ai dyshohet se ka ndihmuar një 18 vjeçar australian, Jake Bilardi, i cili u bë i njohur si Abu Abdullah al-Australi, për të arritur territorin e kontrolluar nga ISIS.
Australiani vdiq në mars të vitit 2015 në një sulm vetëvrasës me bombë në Ramada në Irak.
Vendimi i gjykatës shtetërore të Bosnjës që miratoi ekstradimin e Kandiç në SHBA tha se akuzohet për mbështetje të, të rinjve për ti futur në organizatën e ISIS, në periudhën nga gushti 2014 deri në mars 2015.














