Borë e madhe tek Kulla e Zhlepit, veturat ngujohen në rrugë (Foto)

Reshjet e borës që zbardhën sot tërë territorin e Kosovës, në disa vende kanë shkaktuar telashe të mëdha në komunikacion. Madje ka rrugë në të cilat kolona e veturave nuk po lëviz fare, shkruan Indeksonline. Një rast i tillë po ndodh tani te maja e Kullës së Zhlepit në kufirin me Malin e Zi. Një […]
Madje ka rrugë në të cilat kolona e veturave nuk po lëviz fare, shkruan Indeksonline.
Një rast i tillë po ndodh tani te maja e Kullës së Zhlepit në kufirin me Malin e Zi. Një lexues i Indeksonline ka dërguar foto ku shihen vetura të shumta të ngujuara.
“Ka 10 orë në kullë është bllokuar rruga. Mali i Zi e ka pastruar rrugën e vet, por kur vjen te pjesa e Kosovës, 50 vetura janë bllokuar dhe në mëshirë të fatit”, ka thënë ky lexues.
Nuk është vetëm kjo pjesë e Kosovës që ia ka pa “sherrin” borës së parë, pasi gjatë ditës u raportua për sasi të madhe të borës edhe në Dragash, Rugovë, Kamenicë etj.















