‘Bomba’ e radhës, publikimi i një videoje ku shihen krerët e lartë të shtetit me kriminelë në Vlorë

Një video pritet nga momenti në moment të trondisë sërish politikën e vendit. Mësohet se në video është filmuar një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit me disa person me precedent të theksuar kriminal, të cilët dyshohet se janë prej vëllezërve Habilaj, shkruan lapsi.al. Videoja është filmuar në një lokal në rrugën “Zaho Koka” […]
Një video pritet nga momenti në moment të trondisë sërish politikën e vendit.
Mësohet se në video është filmuar një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit me disa person me precedent të theksuar kriminal, të cilët dyshohet se janë prej vëllezërve Habilaj, shkruan lapsi.al.
Videoja është filmuar në një lokal në rrugën “Zaho Koka” pas një tubimi elektoral në qytetin e Vlorës.
Mbi këtë video u aludua edhe në studion e emisionit “Opinion” ku gazetari Artan Hoxha shkoi me një kasetë video që e vendosi mbi tryezën në krah të tij.
Hoxha u tregua i rezervuar për të treguar ç’ka është regjistruar në këtë kasetë, por tha se ekzistojnë regjistrime të takimeve të dyshimta në fushatën e kaluar.












