Biznesmeni ia rrënoi shtëpinë 73 vjeçarit, deputeti kosovar e strehon në shtëpinë e tij (Video)

Një 73 vjeçar nga Ferizaj, është habitur kur është kthyer nga qyteti dhe ka parë shtëpinë e tij të rrënuar. Mustaf Ramadani, i cili kishte jetuar i vetëm në këtë shtëpi, akuzon një biznesmen nga ky qytet se ja rrëzoi shtëpinë pa paralajmërim dhe pa asnjë të drejt, transmeton Magazina.al Ramadani kishte mbetur vetëm me […]
Një 73 vjeçar nga Ferizaj, është habitur kur është kthyer nga qyteti dhe ka parë shtëpinë e tij të rrënuar.
Mustaf Ramadani, i cili kishte jetuar i vetëm në këtë shtëpi, akuzon një biznesmen nga ky qytet se ja rrëzoi shtëpinë pa paralajmërim dhe pa asnjë të drejt, transmeton Magazina.al
Ramadani kishte mbetur vetëm me rrobat që kshte veshur, ndërsa gjithcka kishte në shtëpinë e cila ju rrënua, duke mbetur jashtë pa kulm mbi kokë.
Për këtë rast ka reaguar deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili mbrëm ka vizituar 73 vjeçarin i cili kishte mbetur në qiell të hapur, duke e strehuar në shtëpinë e tij.
Tahiri, i cili njihet për aktivitetet humanitare, ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale, që ti ndihmohet 73 vjeçarit për t’i siguruar strehim.












