Biznesi i druve të zjarrit, arrestohen inspektorët e pyjeve

Biznesi i druve të zjarrit, arrestohen inspektorët e pyjeve

Në Prrenjas, në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, FNSH-ja, Policia e Elbasanit dhe ajo e Prrenjasit, nisur nga informacioni i marrë se në pyllin e Stravajt priteshin pemë për lëndë drusore, bllokuan në orët e para të mëngjesit një kamion të ngarkuar me 20 m3 lëndë drusore të prerë pa leje si dhe pa […]

Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje. Nga verifikimet hetimore të kryera ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, shtetasi O. L., dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.

Shtetasi O. L., dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorët e Pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzonte subjekti.

Shtetasi L. L., zyrtar përgjegjës, dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. L., 28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor, Bashkia Prrenjas.
  2. L., 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, shtetasit S.K., 48 vjeç banues në Qukës.

Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?